Natural Factors Vitamin K2 100mcg x 60 Caps
Suplementi Natural Factors Vitamin K2 100 mcg ka një formulë të pasur.
Suplementi Natural Factors Vitamin K2 përmban MK-7, forma më e biodisponueshme e vitaminës K, e nxjerrë natyralisht.
Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:
Vitamina K2 (Menaquinone-7 / MK-7)
Vitamina K2 është një vitaminë e tretshme në yndyrë, pjesë e grupit të vitaminës K, dhe në këtë suplement paraqitet në formën Menaquinone-7 (MK-7), e cila konsiderohet forma më bioaktive dhe me qëndrueshmëri më të lartë në organizëm. Kjo formë ndihmon në rregullimin e metabolizmit të kalciumit duke aktivizuar proteina të veçanta që drejtojnë kalciumin drejt indeve ku është i nevojshëm, si kockat dhe dhëmbët.
Në këtë mënyrë, vitamina K2 kontribuon në:
- Përmirësimin e shëndetit të kockave dhe dhëmbëve, duke favorizuar mineralizimin e tyre normal
- Ruajtjen e shëndetit kardiovaskular, duke ndihmuar në parandalimin e depozitimit të kalciumit në enët e gjakut dhe indet e buta
- Balancimin e metabolizmit të kalciumit në organizëm, në bashkëpunim me vitaminën D3
Forma MK-7 ka një gjysmëjetë më të gjatë në trup, duke siguruar efekt më të qëndrueshëm krahasuar me format e tjera të vitaminës K2.
Çdo dozë siguron mbrojtje 24-orëshe duke drejtuar kalciumin drejt kockave dhe dhëmbëve, ku nevojitet më shumë, dhe larg arterieve, ku mund të shkaktojë dëme.
Kjo formulë e përshtatshme për vegjetarianë dhe mbështet forcësinë e kockave, shëndetin kardiovaskular dhe punon në mënyrë sinergjike me vitaminën D.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Siguron përthithje të përmirësuar të kalciumit për të forcuar densitetin e kockave.
- Pengon kalcifikimin e arterieve dhe indeve të tjera të buta.
- Kontribuon në prodhimin dhe ndjeshmërinë e insulinës.
- Parandalon mungesën e vitaminës K për të luftuar rrudhat e parakohshme.
- Nxit zhvillimin e dhëmbëve më të fortë.
Ky suplement është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.
Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Këshillohet konsultimi me mjekun përpara përdorimit të suplementit nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji.
Të mbahet larg fëmijëve.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërës | Vlerat mesatare për 1 kapsulë |
|
Vitamin K2 (menaquinone 7) (MK-7) (from natto bean) |
100 mcg |
Suplementi përmban edhe lëndë të tjera si: gomë karbohidrate (celulozë), ujë; celulozë; magnesium stearate (cilësi bimore, lubrifikant).
Suplementi nuk përmban ngjyra artificiale, konservantë ose ëmbëlsues.
Suplementi gjithashtu nuk përmban qumësht, sheqer, grurë, gluten, maja, misër, vezë, peshk, fruta deti, produkte shtazore, kripë, arra të thata, ose gjene apo proteina të modifikuara gjenetikisht.
Suplementi është i përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.