Natural Factors Zinc Chelate 25mg x 90 Tablets
Suplementi Natural Factors Zinc Chelate 25 mg është një suplement ushqimor me zink në formë kelati, i cili siguron përthithje optimale dhe është i përshtatshëm edhe për ata persona të cilët kanë një sistem gastrointestinal “të ndjeshëm”.
Zinku është një nga elementët gjurmë më të rëndësishëm, pasi është thelbësor për funksionimin e duhur të çdo qelize. Për shkak se trupi ynë nuk mund ta ruajë, kërkohet një marrje e mjaftueshme ditore për të përmbushur nevojat e organizmit.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet dhe mbron sistemin imunitar.
- Përkrah shëndetin e përgjithshëm.
- Thelbësor për funksionin seksual të shëndetshëm.
- Ndihmon trupin të luftojë sëmundjet.
- Siguron përbërje të mjaftueshme të indeve, proteinave dhe karbohidrateve për lipidet.
- Mbështet metabolizmin. • Zinku përkrah hormonet dhe shëndetin e sistemit riprodhues.
- Mbështet funksionin e gjëndrës së prostatës dhe rritjen riprodhuese.
- Ndihmon në tretjen e proteinave dhe prodhimin e energjisë.
- Ka një efekt pozitiv në lëkurë dhe membrane.
- Mbështet metabolizmin e yndyrnave, proteinave dhe karbohidrateve.
- Mbështet shëndetin e lëkurës.
- Mbështet sistemin tretës.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 deri në 2 tableta në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Këshillohet që suplementi të merret disa orë para ose pas marrjes së medikamenteve të tjera.
Këshillohet konsultimi me mjekun përpara përdorimit të suplementit nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji.
Të mbahet larg fëmijëve.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat mesatare për 1 tabletë | Përqindja e vlerës ditore |
|
Zinc (zinc chelate) |
25 mg |
250% |
Suplementi përmban edhe lëndë të tjera si: Celulozë mikrokristaline, magnesium stearate (cilësi bimore, lubrifikant).
Suplementi nuk përmban ngjyra artificiale, konservantë ose ëmbëlsues.
Suplementi gjithashtu nuk përmban qumësht, sheqer, grurë, gluten, maja, sojë, misër, vezë, peshk, fruta deti, produkte shtazore, kripë, arra të thata, ose gjene apo proteina të modifikuara gjenetikisht.
Suplementi është i përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.