Nature’s Truth Hyaluronic Acid Serum, 30ml
Serumi Nature’s Truth Hyaluronic Acid Serum ofron hidratim të thellë dhe të qëndrueshëm për lëkurën, me rezultat që vihet re menjëherë pas aplikimeve të para. Ai është i formuluar pa aromë dhe jo i yndyrshëm, duke e bërë të përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Acidi Hialuronik është një molekulë natyrale që gjendet në lëkurë, nyje dhe inde lidhëse, dhe luan një rol kyç në ruajtjen e hidratimit dhe elasticitetit të lëkurës.
Në serumet topike si Nature’s Truth Hyaluronic Acid Serum, ai ofron një hidratim të thellë dhe të qëndrueshëm, duke e bërë lëkurën më të butë, të lëmuar dhe të rigjallëruar.
Vetitë kryesore të Acidit Hialuronik në këtë serum përfshijnë:
- Hidratim intensive-> Ai ka aftësinë të tërheqë dhe të mbajë ujë në lëkurë, duke rritur lagështinë dhe duke parandaluar tharjen.
- Redukton vijat e holla dhe shenjat e rrudhave-> Duke mbajtur lëkurën të hidratuar dhe të mbushur, ndihmon në reduktimin e dukshmërisë së linjave të vogla dhe rrudhave.
- Përmirësim i elasticitetit dhe strukturës natyrale të lëkurës-> Rrit elasticitetin e lëkurës dhe kontribuon në një pamje më të fortë dhe të shëndetshme.
- Lëkurë më e butë dhe më e lëmuar-> Përmirëson teksturën e lëkurës, duke i dhënë një pamje të freskët dhe të rigjallëruar.
- I lehtë dhe jo-irritues-> Formula e serumit është pa yndyrë, pa aromë dhe e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme.
Mungesa e Acidit Hialuronik në organizëm
Acidi Hialuronik është një komponent kyç natyral i lëkurës, nyjeve dhe indeve lidhëse, i cili ruan lagështinë dhe elasticitetin e indeve. Mungesa ose ulja e niveleve të tij, që zakonisht ndodh me moshën ose për shkak të faktorëve të jashtëm si ekspozimi ndaj diellit, ndotja, stresi dhe zakonet e jetesës, ka pasoja të dukshme për shëndetin dhe pamjen e lëkurës. Pa nivel të mjaftueshëm Acid Hialuronik, lëkura humbet hidratimin natyral, bëhet më e thatë dhe më e ashpër, duke favorizuar shfaqjen e vijave të holla dhe rrudhave. Po ashtu, elasticiteti dhe tonusi i lëkurës ulen, duke i dhënë një pamje të lodhur dhe të zbehtë. Në nyje, mungesa e Acidit Hialuronik mund të ndikojë në lubrifikimin e indeve lidhëse, duke shkaktuar ndjesi të ngurtësisë, lodhje ose pakënaqësi gjatë lëvizjes.
Nature’s Truth Hyaluronic Acid Serum këshillohet të përdoret vetëm nga të rritur.
Ky serum përshtatet mirë me të gjitha llojet e lëkurës.
Aplikoni butësisht mbi zonat me lëkurë të ashpër ose të thatë, si dhe mbi vijat e holla dhe rrudhat, për të hidratuar dhe zbutur lëkurën. Masazhoni butësisht deri sa të përthithet plotësisht.
Përdorni serumin gjatë ditës në varësi të nevojës që keni.
Shmangni kontaktin me sytë!
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients; Demineralized Water, Vegetable Glycerin, Hyaluronic Acid, Citric Acid, Polysorbate 20, Potassium Sorbate, Sodium Benzoate.