Nature’s Truth Vitamin B-12 10,000mcg Liquid, 59ml
Çdo dozë e suplementit Nature’s Truth Vitamin B-12 Liquid siguron 10,000 mcg vitaminë B-12 thelbësore. Ky suplement ka një shije të futave të pyllit dhe ofron vitaminë B-12 si Cyanocobalamin dhe Methylcobalamin.
- Vitamin B-12 është një vitaminë thelbësore e tretshme në ujë, e cila luan një rol kritik në funksionin e sistemit nervor, prodhimin e qelizave të gjakut dhe metabolizmin e energjisë. Mungesa e saj mund të çojë në lodhje, dobësi, probleme me memorien dhe funksionin nervor.
Suplementimi me Vitaminë B-12 është veçanërisht i rëndësishëm për:
- Mbështetje të energjisë dhe metabolizmit –> ndihmon trupin të prodhojë energji nga karbohidratet, yndyrnat dhe proteinat.
- Shëndetin e sistemit nervor –> kontribuon në ruajtjen e funksionit normal të nervave dhe sinjalizimit nervor.
- Formimin e qelizave të gjakut –> mbështet prodhimin e eritrociteve dhe parandalon aneminë me mungesë B-12.
- Funksionin kognitiv –> ndihmon në përmirësimin e fokusit, kujtesës dhe qartësisë mendore.
Forma e lëngshme dhe aplikimi sublingual (nëngjuhë) e këtij suplementi, si Methylcobalamin dhe Cyanocobalamin, ofron një përthithje më të shpejtë dhe efikase në trup, duke e bërë rutinën ditore më të lehtë dhe më të këndshme, veçanërisht për ata që kanë vështirësi me kapsula apo tableta.
Suplementi Nature’s Truth Vitamin B-12 Liquid është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni një dozë prej 2 ml në ditë me një aplikim sublingual (nën gjuhë).
Mbajeni nën gjuhë për 30 sekonda përpara se të gëlltiteni.
Të tundet përpara përdorimit.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën me gji, nëse po merrni medikamente (përfshirë antikoagulantë / hollues të gjakut), nëse jeni duke planifikuar ndonjë procedurë mjekësore apo kirurgjikale, ose keni ndonjë gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredient | Amount per serving | % Daily Value |
|
Vitamin B-12 (as Cyanocobalamin and Methylcobalamin) |
10,000 mcg | 416,667% |
Other Ingredients; Purified water, sorbitol, vegetable glycerin, citric acid, potassium sorbate (for freshness), natural flavor.