SUPLEMENTE DHE USHQIME

Nature’s Truth Vitamin B-12 1000mcg x 60 Softgels

Suplement ushqimor me një dozë të fuqishme të Vitaminës B12, e cila mbështet prodhimin normal të qelizave të kuqe të gjakut, funksionimin e sistemit nervor dhe metabolizmin e energjisë, duke kontribuar në mirëqenien e përgjithshme të organizmit.
In stock
SKU
NatureTruth25
2 500 Lekë

Suplementi Nature’s Truth Vitamin B-12 1000mcg ofron 1,000 mcg Vitaminë B12 në formën e Cyanocobalamin për çdo doze dhe një dozë e kësaj formule vegjetariane përmbush sasinë e rekomanduar ditore të vitaminës B12.

Vitamina B-12 ose Cyanocobalamin, është një nga shumë vitaminat e grupit B që trupi nuk mund ta prodhojë vetë. Kjo vitaminë thelbësore duhet të merret nga burime ushqimore ose suplementet. Marrja e sasisë së mjaftueshme të Vitaminës B-12 vetëm nga dieta mund të jetë e vështirë, prandaj shumë njerëz zgjedhin një suplement me cilësi të lartë si mënyrë të thjeshtë dhe të përshtatshme për të përmbushur nevojën e tyre ditore.

  • Cyanocobalamin (Vitamina B12)-> Mbështet prodhimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe formimin e hemoglobinës, duke ndihmuar transportin e oksigjenit në trup. Luaj një rol kyç në funksionimin e shëndetshëm të sistemit nervor dhe në metabolizmin e energjisë, duke kontribuar në mirëqenien e përgjithshme dhe nivelin optimal të këtij nutrienti thelbësor.

Mungesa e Vitaminës B-12 në organizëm Mungesa e Vitaminës B12 mund të çojë në lodhje dhe dobësi, për shkak të prodhimit të zvogëluar të qelizave të kuqe të gjakut. Sistemi nervor mund të preket, duke shkaktuar mpirje, ndjesi shpimi gjilpërash në duar dhe këmbë, humbje të kujtesës, konfuzion dhe në raste më të rënda, dëmtime neurologjike. Gjithashtu mund të shfaqen probleme të tretjes dhe humbje e oreksit.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Siguron mbështetje të energjisë, sepse ndihmon në shndërrimin e ushqimit në energji qelizore për të luftuar lodhjen dhe dobësinë. 
  2. Mbështet aktivitetin normal të qelizave nervore dhe funksionimin e përgjithshëm të trurit. 
  3. Ndihmon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe në parandalimin e anemisë megaloblastike. 
  4. Ndihmon në mbështetjen e metabolizmit të përgjithshëm. 
  5. Vjen në formën e softxheleve/kapsula të buta xhelatinoze, duke e bërë të thjesht dhe praktik përdorimin edhe në përditshmëri.

Suplementi Nature’s Truth Vitamin B-12 1000 mcg është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë të butë xhelatinoze një herë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

Nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën me gji, nëse po merrni medikamente (përfshirë antikoagulantë / hollues të gjakut), nëse jeni duke planifikuar ndonjë procedurë mjekësore apo kirurgjikale, ose keni ndonjë gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Softgels/ Kapsula të buta xhelatinoze.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Vitamin B-12 ( as Cyanocobalamin)

1000 mcg 41,667 %

Other Ingredients; Rice Bran Oil and/or Safflower Oil and/or Sunflower Oil, Gelatin, Vegetable Glycerin, Yellow Beeswax, Soy Lecithin, Calcium Carbonate, Red Iron Oxide Color.

Back to Top