Nature’s Truth Vitamin B Complex with B-12 x 90 Tablets
Çdo dozë e tabletave të suplementit Nature’s Truth Vitamin B Complex with B-12 siguron 14 mg tiaminë (Vitaminë B1), 10 mg riboflavinë (Vitaminë B2), 8 mg Niacinë, 50 mcg vitaminë B12 dhe 20 mg papainë.
- Tiamina (Vitamina B1)-> Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë dhe në funksionimin e duhur të sistemit nervor, duke ndihmuar organizmin të shndërrojë karbohidratet në energji.
- Riboflavina (Vitamina B2)-> Mbështet prodhimin e energjisë në qeliza dhe ndihmon në mbrojtjen e tyre nga stresi oksidativ, si dhe kontribuon në shëndetin e lëkurës dhe syve.
- Niacina (Vitamina B3)-> Ndihmon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe në reduktimin e lodhjes, ndërkohë që luan rol në metabolizmin e energjisë dhe mirëmbajtjen e lëkurës.
- Vitamina B12-> E rëndësishme për formimin e qelizave të kuqe të gjakut, funksionin neurologjik dhe sintezën e ADN-së, si dhe ndihmon në uljen e lodhjes dhe dobësisë.
- Papaina-> Enzimë natyrale që ndihmon në tretjen e proteinave, duke mbështetur funksionin e sistemit tretës dhe përthithjen më të mirë të lëndëve ushqyese.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Siguron mbështetje për energjinë, sepse vitaminat e grupit B janë thelbësore për shndërrimin e ushqimit në energji në nivel qelizor.
- Ndihmon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe trurit.
- Non-GMO, pa gluten dhe pa ngjyrues, aromatizues apo ëmbëlsues artificialë.
- Vjen në formën e tabletave, duke e bërë të thjesht dhe praktik përdorimin edhe në përditshmëri.
- Tabletat janë të përshtatshme edhe për veganë.
Suplementi Nature’s Truth Vitamin B Complex with B-12 është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 2 tableta vegane një deri në dy herë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën me gji, nëse po merrni medikamente (përfshirë antikoagulantë / hollues të gjakut), nëse jeni duke planifikuar ndonjë procedurë mjekësore apo kirurgjikale, ose keni ndonjë gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Vitamin B-1 (Thiamin) |
14 mg | 1,167% |
|
Vitamin B-2 (Riboflavin) |
10 mg | 769 % |
|
Niacin |
8 mg | 50 % |
|
Vitamin B-12 (Cyanocobalamin) |
50 mcg | 2,083 % |
|
Papain (Papaya Enzyme) |
20 mg | * |
Other Ingredients; Calcium Carbonate, Cellulose (Plant Origin), Croscarmellose, Starch, Vegetable Magnesium Stearate, Vegetable Stearic Acid, Silica.