New Nordic Active Liver x 30 Tablets
New Nordic Active Liver Tablets është një suplement ushqimor me bazë bimore, i prodhuar në Suedi dhe i formuluar për përdorim të përditshëm në kuadër të kujdesit ushqyes për funksionin normal të mëlçisë.
Formula kombinon ekstrakte të përzgjedhura të gjembakut të qumështit, angjinares dhe shafranit të Indisë, së bashku me kolinën, një lëndë ushqyese që kontribuon në ruajtjen e funksionit normal të mëlçisë dhe metabolizmit normal të yndyrave.
Gjembaku i qumështit është burim natyral i silimarinës, ndërsa angjinarja dhe shafrani i Indisë janë ekstrakte bimore të përdorura tradicionalisht në formulimet për kujdesin e mëlçisë dhe sistemit tretës. Kombinimi i këtyre përbërësve krijon një formulë të përshtatshme për plotësimin e përditshëm të dietës dhe kujdesin ndaj funksionit normal të mëlçisë.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Ekstrakt i gjembakut të qumështit (Silybum marianum) –> Ndihmon në ruajtjen e funksionit normal të mëlçisë dhe është burim i silimarinës.
- Ekstrakt i angjinares (Cynara scolymus) –> Kontribuon në funksionin normal të mëlçisë dhe tretjes.
- Ekstrakt i shafranit të Indisë (Curcuma longa) –> Përmban kurkuminoide dhe përmirëson funksionin e mëlçisë dhe tretjen.
- Kolina –> Kontribuon në ruajtjen e funksionit normal të mëlçisë dhe metabolizmit normal të yndyrave.
- Ekstrakt i piperit të zi (Piper nigrum) –> Burim i piperinës, e cila ndihmon në përmirësimin e përthithjes së disa përbërësve.
Avantazhet e përdorimi të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në ruajtjen e funksionit normal të mëlçisë.
- Kontribuon në metabolizmin normal të yndyrave dhe proceset natyrore të detoksifikimit.
- Ofron një kombinim të ekstrakteve bimore të gjembakut të qumështit, angjinares dhe shafranit të Indisë në një formulë të vetme.
- Suplementi vjen në formë tablete, e cila e bën lehtësisht të integrueshëm në rutinë.
Suplementi New Nordic Active Liver Tablets është i përshtashëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.
Ky suplement nuk këshillohet për fëmijët nën moshën 12 vjeç.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Përbërësit; Ekstrakt i gjembakut të qumështit (Silybum marianum L.), ekstrakt i angjinares (Cynara scolymus L.), tartrat hidrogjeni i kolinës, agjent mbushës (celulozë mikrokristaline, karboksimetilcelulozë natriumi e kryqëzuar), ekstrakt i shafranit të Indisë (Curcuma longa L.), agjentë lustrues (kripëra magnezi të acideve yndyrore me origjinë bimore, hidroksipropil metilcelulozë, glicerinë), agjent kundër ngjitjes (dioksid silici), niseshte patate e modifikuar, ekstrakt i piperit të zi (Piper nigrum L.).
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për 1 tabletë | % VNR |
|
Ekstrakt i gjembakut të qumështit (Silybum marianum L.) – i standardizuar në 80% silimarinë |
250 mg | - |
|
Ekstrakt i angjinares (Cynara scolymus L.) – 13,5:1, ekuivalent me 2997 mg bimë |
222 mg | - |
|
Ekstrakt i shafranit të Indisë (Curcuma longa L.) – 10:1, ekuivalent me 1500 mg rrënjë |
150 mg | - |
|
Kolinë |
82.5 mg | - |