Vitamina dhe Suplemente

New Nordic Apple Cider x 60 Gummies

Suplement ushqimor pa sheqer dhe vegan, i formuluar për të ofruar përfitimet e uthullës së mollës në një formë të përshtatshme të tabletave të përtypshme, pa shijen e fortë dhe të thartë karakteristike të uthullës së lëngshme.
In stock
SKU
NewNordic17
Special Price 3 780 Lekë Regular Price 4 200 Lekë
-10%

New Nordic Apple Cider Gummies është një suplement ushqimor vegan në formën e tabletave të përtypshme, me uthull molle të tharë në ngrirje (freeze-dried), e prodhuar nga mollë të përzgjedhura që presohen në të ftohtë dhe fermentohen në mënyrë tradicionale me “The Mother” (Mother of Vinegar), një kulturë bakteriale e acidit acetik.

Çdo dozë ditore siguron 400 mg pluhur uthulle molle, duke ofruar një mënyrë praktike dhe të këndshme për ta përfshirë uthullën e mollës në rutinën e përditshme, pa shijen e fortë dhe të thartë karakteristike të formës së lëngshme. Suplementi ka shije natyrale molle, është pa sheqer të shtuar, vegan, pa gluten dhe pa laktozë.

Procesi i fermentimit dhe më pas i tharjes së butë në ngrirje përdoret për ta kthyer uthullën e mollës në një formë pluhuri të përshtatshme për gummies, duke ruajtur karakteristikat natyrale të lëndës së parë dhe duke mundësuar një cilësi të qëndrueshme të produktit. 

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë: 

  • Pluhur uthulle molle (Malus domestica L.)-> Përbërësi aktiv i suplementit, i përftuar nga uthulla e mollës e fermentuar dhe më pas e tharë në ngrirje, që ofron një mënyrë praktike për ta përfshirë uthullën e mollës në rutinën e përditshme. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë: 

  1. Mënyrë praktike për të përfshirë uthullën e mollës në rutinën e përditshme.
  2. Suplementi ka shije natyrale molle, pa shijen e fortë dhe të thartë të uthullës së lëngshme. 
  3. Pa sheqer të shtuar dhe 100% vegan, duke u përshtatur me stile të ndryshme ushqimore. 
  4. Formë e përshtatshme për përdorim të përditshëm, pa nevojën për matje ose përzierje të uthullës së lëngshme. 
  5. E përshtatshme për veganë dhe vegjetarianë.

Suplementi New Nordic Apple Cider Gummies është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 tableta të përtypshme, një herë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Nuk rekomandohet përdorimi i këtij suplementi gjatë periudhës së shtatzënisë, ose gjidhënies.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Gummies / Tableta të përtypshme.

Përbërësit; Ëmbëlsues (shurup maltitoli, eritritol), pluhur uthulle molle, agjent xhelifikues (pektinë), rregullues të aciditetit (citrat natriumi, acid citrik, acid malik), aromë natyrale (mollë), ngjyrues (kurkuminë).

Back to Top