Vitamina dhe Suplemente

New Nordic Ashwagandha x 60 Gummies

Suplement ushqimor me ekstrakt të rrënjës së ashwagandhës, i formuluar për të ndihmuar organizmin në përballimin e stresit, ruajtjen e ekuilibrit emocional dhe mbështetjen e niveleve të energjisë gjatë përditshmërisë.
In stock
SKU
NewNordic21
Special Price 3 780 Lekë Regular Price 4 200 Lekë
-10%

New Nordic Ashwagandha Gummies është një suplement ushqimor vegan me ekstrakt të rrënjës së ashwagandhës (Withania somnifera), i formuluar për të ndihmuar në ruajtjen e ekuilibrit mendor, qëndrueshmërisë dhe niveleve normale të energjisë, veçanërisht gjatë periudhave të ngarkesës së përditshme. Formula siguron 300 mg ekstrakt të rrënjës së ashwagandhës në dozën ditore.

Me shije natyrale mangoje dhe pjeshke, këto tableta të përtypshme xhelatinoze janë pa sheqer dhe ofrojnë një mënyrë praktike për ta përfshirë ashwagandhën në rutinën e përditshme, si alternativë ndaj tabletave dhe kapsulave tradicionale. 

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Ekstrakti i rrënjës së ashwagandhës (Withania somnifera)-> Ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit mendor, qëndrueshmërisë dhe niveleve normale të energjisë, duke mbështetur organizmin gjatë periudhave të ngarkesës fizike dhe mendore. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit mendor gjatë përditshmërisë.
  2. Kontribuon në qëndrueshmërinë dhe vitalitetin në periudhat e ngarkuara. 
  3. Ndihmon në ruajtjen e niveleve normale të energjisë. 
  4. Vegan, pa sheqer dhe me shije të frutit të mangos dhe pjeshkës. 
  5. Suplementi vjen në formë të tabletave të përtypshme xhelatinoze, që e bën të lehtë dhe praktik përdorimin.

Suplementi New Nordic Ashwagandha Gummies është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 tableta të përtypshme xhelatinoze, një herë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.

Ky suplement nuk këshillohet për fëmijët nën moshën 12 vjeç.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Tableta të përtypshme xhelatinoze.

Përbërësit; Ëmbëlsues (shurup maltitoli, eritritol), ekstrakt i ashwagandhës (Withania somnifera), stabilizues (glicerinë), agjent xhelifikues (pektinë), rregullues të aciditetit (acid citrik, citrat natriumi), aromatizues natyralë (mango, pjeshkë, manaferra të përziera), koncentrat i lëngut të karotës së zezë.

 

Përbërësit aktivë Vlerat ushqyese për 2 tableta të përtypshme xhelatinoze % VNR

Ekstrakt i rrënjës së Ashwagandhës (Withania somnifera)

300 mg -
Back to Top