Vitamina dhe Suplemente

New Nordic Beauty Mushroom x 60 Tablets

Suplement ushqimor i formuluar për të ruajtur dhe përmirësuar shëndetin e lëkurës nga brenda dhe për të kontribuar në ruajtjen e një pamje të shëndetshme dhe të freskët të saj.
In stock
SKU
NewNordic8
Special Price 4 410 Lekë Regular Price 4 900 Lekë
-10%

New Nordic Beauty Mushroom Tablets është një suplement ushqimor i formuluar për kujdesin e lëkurës nga brenda, duke kombinuar kolagjen detar, ekstrakte të përzgjedhura kërpudhash, ekstrakt shege, domate, astaksantinë dhe vitaminë C.

Kolagjeni është i të njëjtit lloj me atë që gjendet natyrshëm në dermë, ndërsa vitamina C kontribuon në formimin normal të kolagjenit, i cili ka rëndësi për funksionimin normal të lëkurës, si dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

Formula plotësohet me ekstrakte bimore dhe alga, duke ofruar një kombinim të përbërësve të orientuar drejt ruajtjes e përmirësimit të shëndetit dhe pamjes së lëkurës.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Kolagjeni detar –> Kontribuon në strukturën, qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e lëkurës.
  • Ekstrakti i shegës –> Burim i polifenoleve me veti antioksiduese. 
  • Ekstraktet e kërpudhave –> Kompleks me Tremella, Pink Oyster, Reishi dhe Champignon, të përzgjedhura për kujdesin e lëkurës nga brenda.
  • Astaksantina –> Karotenoid me veti të fuqishme antioksiduese.
  • Vitamina C –> Kontribuon në formimin normal të kolagjenit dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në kujdesin e lëkurës nga brenda, si pjesë e rutinës së përditshme të bukurisë.
  2. Kontribuon në formimin normal të kolagjenit, duke përmirësuar funksionin normal të lëkurës. 
  3. Ofron një kombinim të kolagjenit detar dhe përbërësve me veti antioksiduese, si astaksantina, shega dhe vitamina C në një formulë të vetme. 
  4. Ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 
  5. Suplementi vjen në formë tablete, e cila e bën lehtësisht të integrueshëm në rutinë.

Suplementi New Nordic Beauty Mushroom Tablets është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 tableta në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.

Ky suplement nuk këshillohet për fëmijët nën moshën 12 vjeç.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Tableta.

Përbërësit; Agjentë mbushës (karbonat kalciumi, celulozë mikrokristaline, karboksimetilcelulozë natriumi e kryqëzuar), kolagjen (nga peshku), ekstrakt shege (Punica granatum L.), ekstrakt i kërpudhës së dëborës (Tremella fuciformis Berk), ekstrakt i kërpudhës së gocës rozë (Pleurotus eous), ekstrakt i kërpudhës Reishi (Ganoderma lucidum), ekstrakt i kërpudhës champignon (Agaricus bisporus), ekstrakt algash (Haematococcus pluvialis Flotow), ekstrakt gruri (Triticum aestivum L.), ekstrakt domateje (Lycopersicum esculentum L.), vitaminë C (L-askorbik acid), agjentë lustrues (hidroksipropilmetilcelulozë, kripëra magnezi të acideve yndyrore me origjinë bimore, glicerinë), agjent kundër ngjitjes (dioksid silici), ngjyrues (e kuqe panxhari, karamel), ekstrakt i piperit të zi (Piper nigrum L.).

 

Përbërësit aktivë Vlerat ushqyese për 2 tableta % VNR

Ekstrakt i kërpudhës së dëborës (Tremella fuciformis)

200 mg -

Ekstrakt i kërpudhës së gocës rozë (Pleurotus eous)

200 mg -

Ekstrakt i kërpudhës Reishi (Ganoderma lucidum)

150 mg -

Ekstrakt i kërpudhës champignon (Agaricus bisporus)

150 mg -

Kolagjen

400 mg -

Ekstrakt i shegës (Punica granatum) – i standardizuar në 40% acid elagjik

268 mg -

Ekstrakt algash (Haematococcus pluvialis Flotow) – i standardizuar në 2% astaksantinë = 2,72 mg astaksantinë

136 mg -

Ekstrakt i grurit (Triticum aestivum L.)

120 mg -

Ekstrakt i domates (Lycopersicum esculentum L.)

120 mg -

Ekstrakt i piperit të zi (Piper nigrum L.)

4 mg -

Vitaminë C

108 mg 135%
Back to Top