New Nordic BioDrain x 90 Tablets
New Nordic BioDrain është një suplement ushqimor me bazë bimore, i formuluar me ekstrakte të angjinares, gjembakut të qumështit, spirulinës, luleradhiqes dhe trumzës, të kombinuara me kolinë dhe magnez. Formula është krijuar për të përmirësuar funksionimin normal të mëlçisë, metabolizmin dhe proceset natyrale të pastrimit të organizmit.
Përbërja kombinon ekstrakte bimore të përzgjedhura me kolinë dhe magnez, duke ofruar një formulë të plotë për mbështetjen e funksioneve normale të mëlçisë dhe metabolizmit. BioDrain është menduar për t’u përdorur si pjesë e një stili jetese të shëndetshëm dhe një ushqyerjeje të ekuilibruar.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Angjinarja (Cynara scolymus L.)-> Kontribuon në funksionimin normal të mëlçisë dhe tretjen.
- Gjembaku i qumështit (Silybum marianum L.)-> Mbështet funksionin normal të mëlçisë.
- Spirulina (Arthrospira platensis)-> Përdoret si përbërës bimor ushqyes dhe për mbështetjen e vitalitetit.
- Luleradhiqja (Taraxacum officinale L.)-> Mbështet funksionin normal të mëlçisë dhe tretjen.
- Trumza (Thymus vulgaris L.)-> Përfshihet në formulë për të përmirësuar funksionet normale të organizmit.
- Cikoria (Cichorium intybus L.)-> Mbështet funksionin normal të tretjes.
- Kolina-> Kontribuon në ruajtjen e funksionit normal të mëlçisë dhe në metabolizmin normal të yndyrave.
- Magnezi-> Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë dhe në reduktimin e lodhjes.
Avantazhet e përdorimi të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në funksionin normal të mëlçisë si pjesë e proceseve natyrale të organizmit.
- Kontribuon në metabolizmin normal të yndyrave.
- Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë.
- Kontribuon në funksionimin normal të tretjes si pjesë e një ushqyerjeje të ekuilibruar.
- Ofron një kombinim të gjerë ekstraktesh bimore në një formulë të vetme.
- Suplementi vjen në formë tablete, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin e përditshëm.
Suplementi New Nordic BioDrain është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 2 tableta tri herë në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Rekomandohet që kura të ndiqet për të paktën 2 javë, ndërsa për një rezultat më të mirë preferohet përdorimi për 4–6 javë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Ky suplement nuk rekomandohet të përdoret gjatë periudhës së shtatzënisë ose gjidhënies.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Përbërësit; Rrënjë çikorie (Cichorium intybus L.), agjentë mbushës (fosfat dikalciumi, fosfat trikalcik, celulozë mikrokristaline), portokall i hidhur (Citrus aurantium L.), psilium (Plantago psyllium L.), spirulinë (Arthrospira platensis L.), ekstrakt luleradhiqe (Taraxacum officinale L.), ekstrakt tërfili të kuq (Trifolium pratense L.), ekstrakt angjinare (Cynara scolymus L.), tartrat hidrogjeni koline, ekstrakt shufërartë (Solidago virgaurea L.), ekstrakt trumze (Thymus vulgaris L.), mineral (oksid magnezi), agjentë veshës (stearat magnezi, dioksid silici), ekstrakt gjembaku të qumështit (Silybum marianum L.).
| Përbërësit aktivë | Vlerat ushqyese për 6 tableta | % VNR |
|
Rrënjë çikorie (Cichorium intybus L.) 10:1 |
2298 mg | - |
|
Portokall i hidhur (Citrus aurantium L.) 35% |
780 mg | - |
|
Spirulinë (Arthrospira platensis L.) |
360 mg | - |
|
Ekstrakt tërfili të kuq (Trifolium pratense L.) 5:1 |
300 mg | - |
|
Ekstrakt luleradhiqe (Taraxacum officinale L.) 5:1 |
300 mg | - |
|
Ekstrakt angjinare (Cynara scolymus L.) 13,5:1 |
222 mg | - |
|
Ekstrakt shufërartë (Solidago virgaurea L.) 5:1 |
200 mg | - |
|
Ekstrakt trumze (Thymus vulgaris L.) 5:1 |
175 mg | - |
|
Ekstrakt gjembaku të qumështit (Silybum marianum L. Gaertn.) 5:1 |
120 mg | - |
|
Kolinë |
200 mg | 27% |
|
Magnez |
100 mg | 11% |