Vitamina dhe Suplemente

New Nordic Blue Berry Eyebright x 60 Tablets

Suplement ushqimor i formuluar për kujdesin e syve dhe ruajtjen e shëndetit normal të tyre, duke kombinuar ekstrakte bimore të përzgjedhura me luteinë.
In stock
SKU
NewNordic7
Special Price 2 610 Lekë Regular Price 2 900 Lekë
-10%

New Nordic Blue Berry Eyebright Tablets është një suplement ushqimor i prodhuar në Suedi, i formuluar për kujdesin e përditshëm të shëndetit të syve dhe funksionit normal të shikimit.

Formula kombinon boronicën nordike, eufrazinë (Eyebright) dhe lulen e tagetes, të standardizuar për të siguruar 10 mg luteinë në dozën ditore.

Boronica dhe eufrazia kontribuojnë në ruajtjen e shëndetit të syve, ndërsa luteina është një karotenoid i pranishëm natyrshëm në strukturat e syrit. Boronicat nordike përmbajnë gjithashtu antocianidina, përbërës polifenolikë me veti antioksiduese. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Ekstrakt i boronicës (Vaccinium myrtillus) –> Kontribuon në ruajtjen e shëndetit dhe funksionit normal të syve.
  • Ekstrakt i eufrazisë (Euphrasia officinalis) –> Kontribuon në ruajtjen e shikimit dhe retinës. 
  • Ekstrakt i Tagetes (Tagetes erecta) –> Siguron luteinë, një karotenoid i rëndësishëm për strukturat e syrit. 
  • Luteina –> Gjendet natyrshëm në sy dhe kontribuon në ruajtjen e funksionit normal të shikimit. 
  • Ekstrakti i farave të rrushit (Vitis vinifera) –> Është burim i përbërësve polifenolikë me veti antioksiduese. 

Avantazhet e përdorimi të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në ruajtjen e shëndetit dhe funksionit normal të syve.
  2. Kontribuon në ruajtjen e shikimit dhe retinës, nëpërmjet kombinimit të boronicës dhe eufrazisë. 
  3. Siguron 10 mg luteinë në dozën ditore, përmes ekstraktit të standardizuar të tagetes. 
  4. Ofron një burim të përbërësve bimorë me veti antioksiduese, përfshirë antocianidinat e boronicës dhe përbërësit e ekstraktit të farave të rrushit. 
  5. Suplementi vjen në formë tablete, e cila e bën lehtësisht të integrueshëm në rutinë.

Suplementi New Nordic Blue Berry Eyebright Tablets është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 tableta në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.

Ky suplement nuk këshillohet për fëmijët nën moshën 12 vjeç.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Tableta.

Përbërësit; Agjentë stabilizues (celulozë, fosfat dikalciumi), ekstrakt boronice (Vaccinium myrtillus), ekstrakt eufrazie (Euphrasia officinalis), ekstrakt tagetes (Calendula officinalis), ekstrakt i farave të rrushit (Vitis vinifera), niseshte, agjentë kundër ngjitjes (stearat magnezi me origjinë bimore, dioksid silici).

 

Përbërësit aktivë Vlerat ushqyese për 2 tableta % VNR

Ekstrakt boronice (Vaccinium myrtillus L.) – 5:1, ekuivalent me 2000 mg frut të tharë

400 mg -

Ekstrakt eufrazie (Euphrasia officinalis L.) – 5:1, ekuivalent me 1000 mg lule të thata

200 mg -

Ekstrakt tagetes (Tagetes erecta L.) – i standardizuar në 10%, duke siguruar 10 mg luteinë

100 mg -

Ekstrakt i farave të rrushit (Vitis vinifera L.) – 25:1, ekuivalent me 1000 mg fara të thata

40 mg -
Back to Top