Vitamina dhe Suplemente

New Nordic C-Vitamin x 60 Gummies

Suplement ushqimor në formën e tabletave të përtypshme, i formuluar për të plotësuar nevojat ditore për vitaminë C dhe për të kontribuar në funksionin normal të sistemit imunitar, mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe reduktimin e lodhjes.
In stock
SKU
NewNordic18
Special Price 3 150 Lekë Regular Price 3 500 Lekë
-10%

New Nordic C-Vitamin Gummies është një suplement ushqimor në formën e tabletave të përtypshme, i formuluar për të plotësuar marrjen e përditshme të vitaminës C dhe për të kontribuar në funksionimin normal të sistemit imunitar, shëndetin e lëkurës dhe mbrojtjen e qelizave.

Me shijen e freskët të agrumeve, këto tableta të përtypshme ofrojnë një alternativë praktike dhe të këndshme për personat që nuk preferojnë të gëlltisin tableta apo kapsula. Vitamina C është përbërësi kryesor i formulimit dhe përmirëson funksionin e sistemit imunitar dhe mbrojtjen e qelizave. 

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Vitamina C-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, në formimin normal të kolagjenit për funksionimin normal të lëkurës dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Plotëson marrjen ditore të vitaminës C në mënyrë të thjeshtë dhe praktike.
  2. Mbështet nevojat e organizmit për vitaminë C gjatë rutinës së përditshme. 
  3. Kontribuon në formimin normal të kolagjenit, të rëndësishëm për funksionimin normal të lëkurës. 
  4. Kontribuon në reduktimin e lodhjes, duke mbështetur metabolizmin normal energjetik. 
  5. Suplementi vjen në formë gummies (tableta të përtypshme) me shije agrumesh, duke e bërë përdorimin sa më të lehtë dhe praktik. 
  6. I përshtatshëm për personat që kanë vështirësi në gëlltitjen e kapsulave ose tabletave.

Suplementi New Nordic C-Vitamin Gummies është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë të përtypshme në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.

Ky suplement nuk këshillohet për fëmijët nën moshën 12 vjeç.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Gummies / Tableta të përtypshme.

Përbërësit; Sheqer, shurup glukoze, L-askorbik acid (vitaminë C), acid (acid citrik), agjent xhelifikues (pektinë), L-askorbat natriumi (vitaminë C), rregullues i aciditetit (citrat natriumi), aroma natyrale (limon dhe portokall), koncentrat lëngu karrote, ngjyrues (kurkuminë).

 

Përbërësit aktivë Vlerat ushqyese për 1 tabletë të përtypshme % VNR

Vitaminë C

125 mg -
Back to Top