New Nordic Clear Brain x 60 Tablets
New Nordic Clear Brain Tablets është një suplement ushqimor i formuluar për të kontribuar në përmirësimin e funksionit njohës, performancës mendore dhe funksionimin normal të sistemit nervor. Formula kombinon ekstrakte bimore të shegës, çajit jeshil, lëvores së pishës detare franceze dhe arrës, së bashku me vitamina të grupit B dhe jod, duke ofruar një kombinim të lëndëve ushqyese të përshtatura për mbështetjen e funksioneve mendore të përditshme.
Suplementi New Nordic Clear Brain përmban gjithashtu acid pantotenik, niacinë, vitamina B1, B2, B6 dhe B12, acid folik dhe jod, të cilat plotësojnë formulën dhe kontribuojnë në funksionet normale të lidhura me performancën mendore, sistemin nervor dhe reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Ekstrakt shege-> Ofron përbërës bimorë me veti antioksiduese.
- Ekstrakt çaji jeshil me L-teaninë-> Kontribuon në përmirësimin e përqendrimit dhe ekuilibrit mendor.
- Ekstrakt i lëvores së pishës detare francize-> Ofron polifenole bimore me veti antioksiduese.
- Ekstrakt are-> Plotëson formulën me përbërës natyralë me origjinë bimore.
- Vitaminat e grupit B-> Kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit nervor, performancën mendore dhe reduktimin e lodhjes dhe dobësisë.
- Jod-> Kontribuon në funksionimin normal njohës dhe të sistemit nervor.
Avantazhet e përdorimi të këtij suplementi janë:
- Formulë e kombinuar për kujdesin e përditshëm të trurit.
- Kombinon ekstrakte bimore me vitamina dhe minerale në një formulë të vetme.
- I përshtatshëm për periudhat me ngarkesë të shtuar mendore dhe ritëm të ngjeshur të përditshëm.
- Praktik për përdorim të rregullt si pjesë e rutinës së përditshme ushqyese.
- Zgjedhje e përshtatshme për personat që kërkojnë një suplement të dedikuar për shëndetin e trurit.
- Suplementi vjen në formë tablete, e cila e bën të lehtë dhe praktik në përdorim të përditshëm.
Suplementi New Nordic Clear Brain Tablets është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 2 tableta, një herë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.
Ky suplement nuk këshillohet për fëmijët nën moshën 12 vjeç.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Përbërësit; Agjent mbushës (fosfat dikalciumi dihidrat, celulozë mikrokristaline), ekstrakt shege (Punica granatum L.), ekstrakt çaji jeshil (Camellia sinensis L.), ekstrakt i lëvores së pishës detare franceze (Pinus pinaster Aiton), ekstrakt arre (Juglans regia L.), vitamina (niacinamid, pantotenat kalciumi, cianokobalaminë, hidroklorur piridoksine, riboflavinë, mononitrat tiamine, folat), agjent shpërbërës (karboksimetilcelulozë natriumi e ndërlidhur), agjent mbulues (hidroksipropil metilcelulozë), ekstrakt speci (Piper nigrum L.), vaj rigoni (Origanum vulgare L.), agjent kundërngjitës (dioksid silikoni), mineral (jodur kaliumi).
| Përbërësit aktivë | Vlerat ushqyese për 2 tableta | % VNR |
|
Ekstrakt shege (Punica granatum L.) – i standardizuar në 40% acid elagjik |
150 mg | - |
|
Ekstrakt çaji jeshil (Camellia sinensis L.) – i standardizuar në 30% L-teaninë |
150 mg | - |
|
Ekstrakt i lëvores së pishës detare franceze (Pinus pinaster Aiton) – i standardizuar në 40% polifenole |
80 mg | - |
|
Ekstrakt arre (Juglans regia L.) – ekstrakt 5:1, ekuivalent me 250 mg arrë |
50 mg | - |
|
Vaj rigoni (Origanum vulgare L.) |
3 mg | - |
|
Tiaminë (Vitaminë B1) |
1.3 mg | 119% |
|
Riboflavinë (Vitaminë B2) |
1.7 mg | 112% |
|
Niacinë (Vitaminë B3) |
30 mg | 188% |
|
Vitaminë B6 |
2.1 mg | 150% |
|
Acid folik (Vitaminë B9) |
200 µg | 100% |
|
Vitaminë B12 |
2.7 µg | 108% |
|
Acid pantotenik (Vitaminë B5) |
7 mg | 117% |
|
Jod |
150 µg | 100% |