New Nordic Frutin Gastro Gel x 60 Chewable Tablets
New Nordic Frutin Gastro Gel është një suplement ushqimor në formën e tabletave të përtypshme, pa sheqer, i formuluar për të ndihmuar në lehtësimin e shqetësimeve të lidhura me aciditetin dhe djegien e stomakut. Formula përmban pektinë nga fibrat e agrumeve, dolomit, kalcium, magnez dhe ekstrakt luleradhiqeje, të kombinuara në një formulë praktike me shije menteje.
Pektina formon në kontakt me lëngun gastrik një barrierë mbrojtëse, e cila ndihmon në kufizimin e kontaktit të përmbajtjes acide të stomakut me ezofagun. Kalciumi kontribuon në funksionimin normal të enzimave tretëse, ndërsa formula është krijuar për përdorim praktik sipas nevojës, pa ndikuar në procesin normal të tretjes.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Pektina (fibra të agrumeve)-> Në kontakt me përmbajtjen e stomakut formon një barrierë mbrojtëse në formë xheli që ndihmon në kufizimin e kontaktit të acidit me ezofagun.
- Dolomiti (karbonat kalciumi dhe magnezi)-> Vepron për neutralizimin e aciditetit të tepërt të stomakut, ndërsa siguron kalcium dhe magnez.
- Kalciumi-> Kontribuon në funksionimin normal të enzimave tretëse.
- Magnezi-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe në metabolizmin normal që prodhon energji.
- Ekstrakti i luleradhiqes (Taraxacum officinale L.)-> Kontribuon në funksionimin normal të punës së stomakut.
- Niacina (vitamina B3)-> Kontribuon në funksionimin normal të mukozave dhe në metabolizmin normal që prodhon energji.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mundëson lehtësim të shpejtë nga djegia dhe aciditeti i stomakut.
- Formon një barrierë mbrojtëse ndaj acidit gastrik.
- Ndihmon në kufizimin e kontaktit të acidit me ezofagun.
- Vepron pa penguar procesin normal të tretjes.
- Suplementi vjen në formë të tabletave të përtypshme, pa sheqer dhe me shije freskuese menteje.
- I përshtatshëm për përdorim nga personat që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave ose kapsulave.
Suplementi New Nordic Frutin Gastro Gel është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 2 tableta të përtypshme 1-5 herë në ditë, pas vakteve të ushqimit ose sipas nevojës. Për rezultate optimale, përtypeni tabletën mirë dhe më pas rekomandohet të pini një gotë ujë.
Ky suplement mund të përdoret edhe nga gratë gjatë periudhës së shtatzënisë, por rekomandohet të marrin 2 tableta të përtypshme, 1–3 herë në ditë, pas vakteve ose sipas nevojës, pa tejkaluar 6 tableta brenda 24 orëve.
Ky suplement nuk duhet të përdoret për më shumë se 2 javë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Përbërësit; Granulat dolomiti (karbonat kalciumi dhe magnezi), pektinë (fibra agrumesh), ekstrakt luleradhiqeje (Taraxacum officinale L.), niacinamidë. Përmban gjithashtu: sorbitol, stearat magnezi, mente dhe dioksid silici.
| Përbërësit aktivë | Vlerat ushqyese për 1 tabletë të përtypshme | % VNR |
|
Dolomit (granulat e karbonatit të kalciumit dhe magnezit) |
400 mg | - |
|
Kalcium |
80 mg | - |
|
Magnez |
50 mg | - |
|
Ekstrakt i thatë luleradhiqeje (Taraxacum officinale) |
100 mg | - |
|
Ekuivalent me bimë të thatë |
1500 mg | - |
|
Pektinë (fibra agrumesh) |
200 mg | - |
|
Niacinë (niacinamidë) |
2 mg | - |