New Nordic Hair Volume x 30 Tablets
New Nordic Hair Volume Tablets është një suplement ushqimor i prodhuar në Suedi, i formuluar posaçërisht për kujdesin e flokëve nga brenda. Formula kombinon ekstrakt molle me drithin e mel-it, bishtkalë, aminoacide, biotinë, zink dhe bakër, duke ofruar një kombinim të përzgjedhur për përdorim të përditshëm.
Ekstrakti i mollës përbën një nga përbërësit karakteristikë të formulimit, ndërsa drithit të melit dhe bishtkalit u shtohen aminoacide, vitamina dhe minerale të përzgjedhura për të plotësuar formulën. Biotina dhe zinku janë mikro përbërës të rëndësishëm në formulim, ndërsa bakri plotëson kompleksin e mineraleve të përfshira në suplement.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Ekstrakt molle –> Përbërës bimor karakteristik i formulimit, i pasur me përbërës natyralë të mollës.
- Ekstrakt meli –> Përbërës bimor që plotëson kompleksin e ekstrakteve të përfshira në formulim.
- Ekstrakt bishtkali –> Burim natyral i silicit, mineral që lidhet me strukturën dhe qëndrueshmërinë e indeve lidhëse.
- L-cisteinë –> Aminoacid që përmban squfur dhe është një nga përbërësit e keratinës, proteinës kryesore strukturore të flokëve.
- L-metioninë –>Aminoacid esencial që përmban squfur dhe merr pjesë në proceset e sintezës së proteinave.
- Biotinë –> Kontribuon në ruajtjen e flokëve dhe lëkurës normale.
- Zink –> Kontribuon në ruajtjen e flokëve, lëkurës dhe thonjve normalë.
- Bakër –> Kontribuon në pigmentimin normal të flokëve.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Formulë e specializuar për flokët, me kombinim ekstraktesh bimore, aminoacidesh, vitaminash dhe mineralesh.
- Kontribuon në ruajtjen e flokëve normalë.
- Kontribuon në ruajtjen e strukturës dhe pigmentimit normal të flokëve.
- Suplementi vjen në formë tablete, e cila e bën më të lehtë për t`u integruar në rutinën e përditshme.
Suplementi New Nordic Hair Volume Tablets është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.
Ky suplement nuk këshillohet të përdoret tek fëmijët nën moshën 12 vjeç.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Përbërësit; Agjent mbushës (celulozë mikrokristaline), ekstrakt molle (Malus domestica Borkh.), ekstrakt meli (Panicum miliaceum L.), ekstrakt bishtkali (Equisetum arvense L.), L-cisteinë, L-metioninë, ujë, vitamina (D-pantotenat kalciumi, D-biotinë), agjentë veshës (kripëra magnezi të acideve yndyrore, hidroksipropilmetilcelulozë), minerale (oksid zinku, sulfat bakri), agjent shpërbërës (karboksimetilcelulozë natriumi e kryqëzuar), agjent kundër ngjitjes (dioksid silici).
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për 1 tabletë | % VNR |
|
Ekstrakt molle (Malus domestica Borkh) 5:1 |
300 mg | - |
|
Ekstrakt meli (Panicum miliaceum L.) 5:1 |
250 mg | - |
|
Ekstrakt bishtkali (Equisetum arvense L.) |
200 mg | - |
|
L-cisteinë |
60 mg | - |
|
L-metioninë |
50 mg | - |
|
Biotinë |
475 µg | 950% |
|
Acid pantotenik |
30 mg | 500% |
|
Zink |
10 mg | 100% |
|
Bakër |
1 mg | 100% |