New Nordic Magic Magnesium Glycinate 600mg x 60 Tablets
New Nordic Magic Magnesium Glycinate 600 mg është një suplement ushqimor me bazë magnezi në formën e bisglicinatit, i kombinuar me vitamina të grupit B, vitaminë D dhe ekstrakte bimore. Formula siguron 240 mg magnez elementar në dozën ditore dhe është e përshtatshme për plotësimin e marrjes së magnezit në organizëm.
Magnezi kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor, në metabolizmin normal të prodhimit të energjisë dhe në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore. Përbërja plotësohet me kompleksin e vitaminave B dhe vitaminë D, si edhe me ekstrakt të lëvores së pishës detare franceze dhe ekstrakt të piperit të gjatë, duke ofruar një formulë të kombinuar për kujdesin e përditshëm ushqyes.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Magnez bisglicinat-> Magnezi kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor, në metabolizmin normal të prodhimit të energjisë dhe në reduktimin e lodhjes.
- Vitaminat e grupit B-> Kontribuojnë në procese të ndryshme fiziologjike, përfshirë metabolizmin normal të energjisë dhe funksionimin normal të sistemit nervor, në varësi të vitaminës specifike.
- Vitamina D-> Kontribuon në funksionimin normal të muskujve, në mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve normalë dhe në funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Ekstrakti i lëvores së pishës detare franceze (Pinus pinaster)-> Përfshihet në formulë për të ndihmuar në ruajtjen e mikroqarkullimit.
- Ekstrakti i piperit të gjatë (Piper longum)-> Përfshihet në formulë për të ndihmuar përthithjen dhe përdorimin e përbërësve bimorë.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Formula siguron magnez në formën e bisglicinatit, me përthithshmëri të lartë dhe i përshtatshëm për plotësimin e nevojave ditore për magnez.
- Ndihmon në reduktimin e lodhjes, duke kontribuar në ruajtjen e funksioneve normale të organizmit.
- Kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor.
- Ndihmon në metabolizmin normal të prodhimit të energjisë, së bashku me kompleksin e vitaminave B.
- Formulë e kombinuar me vitaminë D dhe ekstrakte bimore, për një përbërje më të plotë krahasuar me një suplement vetëm me magnez.
- Suplementi vjen në formë tablete, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin në përditshmëri.
Suplementi New Nordic Magic Magnesium Glycinate është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 2 tableta në ditë, një tabletë në mëngjes dhe një tabletë në mbrëmje. Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit, nëse është e mundur dhe tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.
Ky suplement nuk këshillohet për fëmijët nën moshën 12 vjeç.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Përbërësit; Magnez bisglicinat, agjentë mbushës (celulozë mikrokristaline, karboksimetilcelulozë natriumi e kryqëzuar), ekstrakt i lëvores së pishës detare (Pinus pinaster Aiton.), agjentë lustrues (kripëra magnezi të acideve yndyrore bimore, hidroksipropilmetilcelulozë, glicerinë), niacinamid, pantotenat kalciumi, metilkobalaminë, ekstrakt i piperit të gjatë (Piper longum L.), kolekalciferol, piridoksinë, riboflavinë, mononitrat tiamine, acid pteroilmonoglutamik, D-biotinë.
| Përbërësit aktivë | Vlerat ushqyese për 2 tableta | % VNR |
|
Magnez (nga magnez bisglicinat) |
240 mg | 64% |
|
Tiaminë (Vitaminë B1) |
3.3 mg | 300% |
|
Riboflavinë (Vitaminë B2) |
4.2 mg | 300% |
|
Vitaminë B6 |
5 mg | 357% |
|
Vitaminë B12 |
125 µg | 5000% |
|
Biotinë |
150 µg | 300% |
|
Acid Folik |
400 µg | 100% |
|
Niacinë (Vitaminë B3) |
48 mg | 267% |
|
Acid pantotenik (Vitaminë B5) |
18 mg | 300% |
|
Vitaminë D |
20 µg | 400% |
|
Ekstrakt i lëvores së pishës detare (Pinus pinaster Aiton.) |
150 mg | - |
|
Ekstrakt i piperit të gjatë (Piper longum L.) |
12 mg | - |