Vitamina dhe Suplemente

New Nordic Melatonin Dream x 60 Gummies

Suplement ushqimor me melatoninë, i formuluar për të ndihmuar në shkurtimin e kohës së nevojshme për të rënë në gjumë dhe në lehtësimin e simptomave të ndryshimit të orarit gjatë udhëtimeve (jet lag).
In stock
SKU
NewNordic22
Special Price 3 150 Lekë Regular Price 3 500 Lekë
-10%

New Nordic Melatonin Dream Gummies është një suplement ushqimor me melatoninë,në formën e tabletave të përtypshme xhelatinoze, i formuluar për të ndihmuar në shkurtimin e kohës që nevojitet për të rënë në gjumë dhe për të lehtësuar ndjesitë subjektive të lidhura me ndryshimin e orarit gjatë udhëtimeve (jet lag).

Melatonina është një hormon që prodhohet natyrshëm në tru dhe kontribuon në shkurtimin e kohës së nevojshme për të rënë në gjumë. Efekti i dobishëm arrihet duke marrë 1 mg melatoninë para gjumit.

Formula ofron një mënyrë praktike dhe të këndshme për marrjen e melatoninës para gjumit, me shije qershie dhe shege, duke e bërë përdorimin të thjeshtë dhe të përshtatshëm për rutinën e përditshme. 

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Melatonina-> Kontribuon në shkurtimin e kohës së nevojshme për të rënë në gjumë dhe, në dozën e përshtatshme, kontribuon në lehtësimin e shqetësimeve që krijohen si pasojë e ndryshimit të orarit gjatë udhëtimeve. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në shkurtimin e kohës së nevojshme për të rënë në gjumë.
  2. Mund të ndihmojë në lehtësimin e e shqetësimeve që krijohen si pasojë e ndryshimit të orarit gjatë udhëtimeve. 
  3. Ofron një dozë të përcaktuar prej 1 mg melatoninë për tabletë të përtypshme xhelatinoze. 
  4. Formë praktike dhe e lehtë për t’u përdorur para gjumit. 
  5. Shije e këndshme qershie dhe shege për një përdorim më të lehtë dhe praktik në përditshmëri.

Suplementi New Nordic Melatonin Dream Gummies është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë të përtypshme xhelatinoze, rreth 30 minuta para gjumit.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Ky suplement nuk këshillohet të përdoret nga gratë gjatë periudhës së shtatzënise ose gjidhënise.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Suplementet ushqimore synojnë të plotësojnë dietën dhe nuk duhet të zëvendësojnë një ushqyerje të larmishme dhe një stil jetese të shëndetshëm.

60 Tableta të përtypshme xhelatinoze.

Përbërësit; Shurup glukoze, sheqer, agjent xhelifikues (pektinë), acid (acid citrik), rregullues i aciditetit (citrat natriumi), aromatizues natyralë (qershi, shegë), vaj luledielli, koncentrat i lëngut të karotës së zezë, vaj kokosi, melatoninë, agjent mbulues (dyll karnaube).

 

Përbërës aktiv Vlerat ushqyese për 1 tabletë të përtypshme xhelatinoze % VNR

Melatoninë

1 mg -
Back to Top