Vitamina dhe Suplemente

New Nordic Natural Magic Collagen x 45 Gummies

Suplement ushqimor me kolagjen në formë të tabletave të përtypshme, i formuluar për të kontribuar në përmirësimin dhe mirëmbajtjen e lëkurës, flokëve dhe thonjve.
In stock
SKU
NewNordic15
Special Price 4 950 Lekë Regular Price 5 500 Lekë
-10%

New Nordic Natural Magic Collagen Gummies është një suplement ushqimor në formën e gummies (tableta të përtypshme), i formuluar për të ofruar një mënyrë praktike dhe të shijshme për marrjen e përditshme të kolagjenit. Formula përmban 2500 mg peptide kolagjeni detar të hidrolizuar dhe zink në dozën ditore, duke e bërë produktin një alternativë të përshtatshme për personat që preferojnë një formë të përtypshme në vend të tabletave, kapsulave ose pluhurave.

Kolagjeni i hidrolizuar përbëhet nga peptide kolagjeni me peshë molekulare më të ulët, ndërsa zinku kontribuon në mirëmbajtjen e lëkurës normale. Përbërja plotësohet me ekstrakt të shtogut të zi dhe aroma natyrale nga rrushi i zi, boronica dhe shtogu i zi, të cilat i japin gummies shijen karakteristike të frutave të pyllit. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Kolagjen detar i hidrolizuar-> Siguron peptide kolagjeni që plotësojnë formulën për kujdesin e përditshëm ndaj lëkurës dhe mirëmbajtjen e pamjes së saj.
  • Zink-> Kontribuon në mirëmbajtjen e lëkurës, flokëve dhe thonjve normalë. 
  • Ekstrakt i shtogut të zi (Sambucus nigra L.)-> Është një përbërës bimor i përfshirë në formulë, i cili plotëson përbërjen e suplementit. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Formula siguron 2500 mg peptide kolagjeni të hidrolizuar në dozën ditore.
  2. Kolagjeni ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës dhe në reduktimin e dukjes së rrudhave dhe vijave të holla. 
  3. Kontribuon në përmirësimin dhe ruajtjen e lëkurës, flokëve dhe thonjve. 
  4. Suplementi vjen në formë gummies (tableta të përtypshme) me shije natyrale frutash pylli, duke e bërë përdorimin sa më të lehtë dhe praktik. 
  5. I përshtatshëm për personat që kanë vështirësi në gëlltitjen e kapsulave ose tabletave.

Suplementi New Nordic Natural Magic Collagen Gummies është i përshtatshëm për përdorim nga të rritur dhe fëmijë mbi moshën 11 vjeç.

Rekomandohet të merrni 3 gummies (tableta të përtypshme) në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

45 Gummies / Tableta të përtypshme.

Përbërësit: Ëmbëlsues (shurup maltitoli, eritritol, glikozide steviolike nga stevia), peptide kolagjeni detar të hidrolizuar (peshk), agjent xhelifikues (xhelatinë nga gjedhi), rregullues i aciditetit (acid citrik), agjent trashësues (agar), ekstrakt i shtogut të zi (Sambucus nigra L.), aromë natyrale (rrush i zi, boronicë, shtog i zi), ngjyrues natyral (antocianina), citrat zinku.

 

Përbërësit aktivë Vlerat ushqyese për 3 tableta të përtypshme % VNR

Zink

2.5 mg 25%

Peptide kolagjeni detar të hidrolizuar

2500 mg -
Back to Top