Vitamina dhe Suplemente

New Nordic Quality Sleep & Deep Rest x 60 Tablets

Suplement ushqimor i formuluar për të kontribuar në relaksim dhe për të siguruar një gjumë të qetë e të pandërprerë, duke ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së pushimit gjatë natës.
In stock
SKU
NewNordic24
Special Price 3 600 Lekë Regular Price 4 000 Lekë
-10%

New Nordic Quality Sleep & Deep Rest është një suplement ushqimor për përdorim në mbrëmje, i formuluar për të kontribuar në një gjumë normal dhe cilësor, për të siguruar relaksim dhe mirëqenie të sistemit nervor. Formula kombinon ekstrakte bimore të melisës, valerianës, hopsit dhe lules së kamomilit, të cilat janë përdorur tradicionalisht në formulime të destinuara për qetësim dhe përmirësim të gjumit, së bashku me magnez dhe vitamina të grupit B.

Përbërja është krijuar për të ofruar një kombinim të ekuilibruar të përbërësve me origjinë bimore dhe lëndëve ushqyese, duke e bërë New Nordic Quality Sleep & Deep Rest të përshtatshëm për përdorim në rutinën e mbrëmjes dhe për personat që kërkojnë mbështetje ushqyese për relaksim, funksionimin normal të sistemit nervor dhe një gjumë të shëndetshëm. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Ekstrakt melise (Melissa officinalis L.)-> Kontribuon në relaksim dhe në ruajtjen e një gjumi të shëndetshëm dhe normal.
  • Ekstrakt valeriane (Valeriana officinalis L.)-> Kontribuon në relaksim dhe në ruajtjen e një gjumi të shëndetshëm dhe normal. 
  • Ekstrakt hopsi (Humulus lupulus L.)-> Ndihmon në ruajtjen e një gjumi të shëndetshëm dhe normal. 
  • Ekstrakt lule kamomili (Matricaria chamomilla L.)-> Kontribuon në relaksim dhe mirëqenie. 
  • Magnez-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe psikologjik dhe në reduktimin e lodhjes. 
  • Vitaminat B1, B2, B6 dhe B12-> Kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit nervor dhe psikologjik dhe në reduktimin e lodhjes. 

Avantazhet e përdormit të këtij suplementi janë:

  1. I përshtatshëm për rutinën e mbrëmjes, veçanërisht para gjumit.
  2. Formulë e kombinuar me ekstrakte bimore dhe lëndë ushqyese në një suplement të vetëm. 
  3. Kombinon përbërës bimorë me magnez dhe vitamina të grupit B, për një formulë të plotë për kujdesin e përditshëm. 
  4. I përshtatshëm për personat që kërkojnë një suplement të dedikuar për gjumin dhe relaksimin e mbrëmjes. 
  5. Formulë vegane, pa gluten dhe pa laktozë.

Suplementi New Nordic Quality Sleep & Deep Rest është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 tableta në ditë, preferueshëm rreth 2 orë përpara gjumit. Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Tableta.

Përbërësit; Ekstrakt melise (Melissa officinalis L.), agjent mbushës (celulozë mikrokristaline, karboksimetilcelulozë natriumi e ndërlidhur), ekstrakt çaji jeshil (Camellia sinensis L.), bisglicinat magnezi, ekstrakt rrënjë valeriane (Valeriana officinalis L.), ekstrakt hopsi (Humulus lupulus L.), ekstrakt lule kamomili (Matricaria chamomilla L.), agjentë mbulues (kripëra magnezi të acideve yndyrore me origjinë bimore, hidroksipropil metilcelulozë, glicerinë), agjent kundërngjitës (dioksid silikoni), ekstrakt speci të gjatë (Piper longum L.), piridoksinë, mononitrat tiamine, cianokobalaminë, riboflavinë.

 

Përbërësit aktivë Vlerat ushqyese për 2 tableta % VNR

Ekstrakt melise (Melissa officinalis L.)

420 mg -

Ekstrakt çaji jeshil (Camellia sinensis L.), i standardizuar në 30% L-teaninë

300 mg -

Ekstrakt rrënjë valeriane (Valeriana officinalis L.)

220 mg -

Ekstrakt lule hopsi (Humulus lupulus L.)

200 mg -

Ekstrakt kamomili (Matricaria chamomilla L.)

100 mg -

Ekstrakt speci të gjatë (Piper longum L.)

10 mg -

Tiaminë (Vitaminë B1)

2.8 mg 255%

Riboflavinë (Vitaminë B2)

2.1 mg 150%

Vitaminë B6

5.6 mg 400%

Vitaminë B12

30 µg 1200%

Magnez nga bisglicinati i magnezit

60 mg 16%
Back to Top