Vitamina dhe Suplemente

New Nordic Turmeric x 60 Gummies

Suplement ushqimor në formë të tabletave të përtypshme xhelatinoze, i formuluar me ekstrakt shafran të Indisë (turmeric) për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve dhe reduktimin e inflamacionit.
In stock
SKU
NewNordic27
Special Price 2 340 Lekë Regular Price 2 600 Lekë
-10%

New Nordic Turmeric Gummies është një suplement ushqimor në formë të tabletave të përtypshme xhelatinoze, i formuluar me ekstrakt të përqendruar të shafranit të Indisë (Curcuma longa L.) për kujdesin e kyçeve dhe ruajtjen e lëvizshmërisë së tyre normale.

Shafrani i Indisë është një përbërës bimor i përdorur tradicionalisht në kujdesin e kyçeve dhe njihet për vetitë e tij antiinflamatore. Formula përmban ekstrakt të përqendruar 10:1, ku një dozë prej 1 tablete siguron ekuivalentin e 1,5 g shafran të Indisë të thatë.

Turmeric Gummies kanë shije mango-portokall, janë pa sheqer, vegane dhe pa xhelatinë, duke ofruar një mënyrë praktike për përfshirjen e ekstraktit të shafranit të Indisë në rutinën e përditshme. 

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Ekstrakt shafrani të Indisë (Curcuma longa L.)-> Përdoret për kujdesin e kyçeve dhe kontribuon në ruajtjen e gjendjes së tyre normale dhe fleksibilitetit. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Formulë e përqendruar me ekstrakt shafrani të Indisë, e përshtatshme për kujdesin e përditshëm të kyçeve.
  2. Kontribuon në lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve dhe në kujdesin ndaj shqetësimeve të lidhura me to. 
  3. Burim i antioksidantëve, duke plotësuar dietën me përbërës me aktivitet antioksidues. 
  4. Pa sheqer dhe pa xhelatinë, duke e bërë të përshtatshëm edhe për një stil jetese vegan. 
  5. Suplementi vjen në formë të tabletave të përtypshme xhelatinoze me shije mango-portokall që e bën të lehtë dhe praktik përdorimin e përditshëm.

Suplementi New Nordic Turmeric Gummies është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 deri në 2 tableta të përtypshme xhelatinoze në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Tableta të përtypshme xhelatinoze.

Përbërësit; Shurup maltitoli, eritritol, pektinë, citrat trisodiumi, acid citrik, aromë natyrale mangoje dhe aromë portokalli.

 

Përbërës aktiv Vlerat ushqyese për 2 tableta të përtypshme xhelatinoze %  VNR

Ekstrakt shafrani të Indisë (Curcuma longa L.), nga rizoma, 10:1 (ekuivalent me 1500 mg shafran të Indisë të thatë)

150 mg -
Back to Top