Vitamina dhe Suplemente

New Nordic Vitamin D Immune x 90 Mini Tablets

Suplement ushqimor në formë të tabletave të vogla, i pasur me vitaminë D3, i formuluar për të kontribuar në funksionin normal të sistemit imunitar, të muskujve dhe mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve.
In stock
SKU
NewNordic12
Special Price 2 250 Lekë Regular Price 2 500 Lekë
-10%

New Nordic Vitamin D Immune është një suplement ushqimor i formuluar për të përmirësuar funksionin e sitemit imunitar, funksionin dhe mirëmbajtjen e muskujve, kockave dhe dhëmbëve.

Formula e suplementit është e pasur me Vitaminë D, e cila luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekuilibrit normal të organizmit. Ajo merr pjesë në një sërë procesesh biologjike, duke filluar nga mbështetja e funksionimit normal të sistemit imunitar. Ky rol bëhet veçanërisht i rëndësishëm gjatë dimrit, kur ekspozimi ndaj diellit dhe prodhimi natyral i vitaminës D në organizëm mund të ulen ndjeshëm.

Suplementi përmban vitaminë D3 (kolekalciferol), një formë e vitaminës D e përdorur gjerësisht në suplementet ushqimore. Një nga karakteristikat e formulës është kombinimi me vajin e frutit të gjembit të detit (sea buckthorn), një përbërës me origjinë natyrale që përmban përbërës të ndryshëm ushqyes. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vitamina D3 (kolekalciferol) –> Kontribuon në funksionin normal të sistemit imunitar dhe të muskujve, si dhe në mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve.
  • Vaji i frutit të gjembit të detit (Hippophae rhamnoides) –> Përbërës natyral me origjinë bimore, i kombinuar me vitaminën D3 në formulë. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet sistemin imunitar, veçanërisht në periudhat me ekspozim të kufizuar ndaj diellit.
  2. Ndihmon në ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm, duke kontribuar në metabolizmin normal të kalciumit dhe fosforit. 
  3. Mbështet funksionimin normal të muskujve, duke kontribuar në funksionimin e tyre të rregullt. 
  4. Suplementi vjen në formën e tabletave të vogla dhe kjo e bën përdorimin praktik dhe të lehtë për gëlltitje, duke u përshtatur mirë me rutinën e përditshme.

Suplementi New Nordic Vitamin D Immune është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë të vogël (mini-tabletë) në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.

Ky suplement nuk këshillohet për fëmijët nën moshën 12 vjeç.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Tableta të vogla.

Përbërësit; Agjentë mbushës: celulozë mikrokristaline, difosfat kalciumi, karboksimetilcelulozë natriumi e kryqëzuar; vitaminë D3 (kolekalciferol); agjent kundër ngjitjes: dioksid silici; agjentë lustrues: hidroksipropilmetilcelulozë, stearat magnezi, glicerinë; vaj i frutit të gjembit të detit (Hippophae rhamnoides L.).

 

Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 tabletë % VNR

Vitamina D3 (kolekalciferol)

50 µg 1000%

Vaj i frutit të gjembit të detit (Hippophae rhamnoides L.)

5 mg -
Back to Top