Now Niacinamide (B-3) 500mg x 100 VCaps
Suplementi Now Niacinamide (B-3) 500mg ka një formulë të pasur.
Niacinamidi (Vitamina B-3) është një formë e niacinës, një vitaminë B e tretshme në ujë. Është një derivat i niacinës që nuk shkakton ‘skuqjen’ që shoqërohet zakonisht me marrjen e dozave të larta të niacinës. Niacinamidi shndërrohet lehtësisht në format bioaktive të niacinës, NAD+, NADH, NADP dhe NADPH, të cilat janë kofaktorë jetikë në prodhimin e energjisë qelizore dhe të domosdoshëm për mirëmbajtjen e stabilitetit të ADN-së. Niacinamidi dhe niacina janë dy forma të ndryshme të vitaminës B-3. Niacinamidi nuk shkakton skuqjen e shkaktuar nga niacina.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Mbështet prodhimin normal të energjisë në qeliza.
- Ndihmon në mirëmbajtjen e stabilitetit të ADN-së.
- Nuk shkakton “niacin flush” si forma tradicionale e niacinës.
- Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor.
- Përfshihet në shumë procese metabolike të rëndësishme.
- Formulë vegane, e përshtatshme për dieta me bazë bimore.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë pas një vakti ushqimor.
Konsultohuni me mjekun nëse jeni shtatzënë/ushqen me gji, merrni ilaçe ose keni një gjendje mjekësore (probleme të mëlçisë, ulçera stomaku, diabeti, etj).
Mbajeni larg fëmijëve.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Nutrients | Amount per Serving | % Daily Value |
|---|---|---|
|
Niacin (as Niacinamide) (Vitamin B-3) |
500 mg |
3125% |
Formula përmban përbërës të tjerë si :Hipromelozë (kapsulë celuloze) dhe acid stearik (me burim bimor).
Formula nuk përmban lëndë të tilla si :grurë, gluten, sojë, qumësht, vezë, peshk, fruta deti ose arra të pyllit.
Prodhimi bëhet në një objekt GMP që përpunon edhe përbërës të tjerë që përmbajnë këto alergjene.