Vitamina dhe Suplemente

ESI No•Dol Tendons and Ligaments x 14 Sachets

Suplement ushqimor i formuluar për të kontribuar në mirëqenien dhe funksionimin normal të tendinave, ligamenteve dhe strukturave përbërëse të sistemit muskuloskeletal.
In stock
SKU
13538-1
Special Price 1 920 Lekë Regular Price 2 400 Lekë
-20%

ESI No•Dol Tendons and Ligaments është një suplement ushqimor i formuluar për kujdesin ndaj tendinave, ligamenteve dhe strukturave të tjera të sistemit muskuloskeletal, me një kombinim të kolagjenit të tipit I, acidit hialuronik, glukozaminës, Boswellia-s, metilsulfonilmetanit (MSM) dhe vitaminës C. Çdo bustinë siguron 1000 mg kolagjen të tipit I, ndërsa prania e acidit hialuronik, glukozaminës, Boswellia-s dhe MSM-së plotëson formulën, duke e bërë atë të përshtatshme për një qasje të integruar ndaj kujdesit të strukturave artikulare dhe lidhëse.

Vitamina C plotëson formulën duke kontribuar në prodhimin normal të kolagjenit, i cili është i rëndësishëm për funksionimin normal të kockave dhe kërcit. Në këtë mënyrë, formula është e orientuar drejt përmirësimit të funksioneve normale të strukturave që lidhen me lëvizjen dhe sistemin muskuloskeletal, pa u kufizuar në një përbërës të vetëm. Formula nuk përmban gjithashtu gluten, OMGJ, konservues apo aromatizues artificialë.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë: 

  • Kolagjen i tipit I-> Proteina kryesore strukturore e tendinave dhe ligamenteve dhe kontribuon në strukturën dhe qëndrueshmërinë e indeve lidhëse.
  • Acid hialuronik-> Përbërës natyral i pranishëm në indet lidhëse dhe në strukturat artikulare, ku kontribuon në hidratimin dhe vetitë lubrifikuese të tyre.
  • Glukozaminë-> Përbërës natyral i përfshirë në formimin e glikozaminoglikaneve dhe proteoglikaneve, të cilat janë pjesë e rëndësishme e matricës së kërcit dhe indeve lidhëse.
  • Ekstrakt i Boswellia-s->Kontribuon në mirëqenien e kyçeve dhe në funksionimin e tyre normal.
  • Metilsulfonilmetan (MSM)-> Përbërës organik që siguron squfur dhe përdoret në formulime të orientuara drejt kujdesit ndaj strukturave lidhëse dhe artikulare.
  • Vitaminë C-> Kontribuon në prodhimin e kolagjenit për funksionimin normal të kockave dhe kërcit. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Formula kombinon disa përbërës të rëndësishëm për kujdesin ndaj tendinave, ligamenteve dhe strukturave artikulare.
  2. Kontribuon në mirëqenien dhe funksionimin normal të tendinave, ligamenteve dhe strukturave përbërëse të sistemit muskuloskeletal.
  3. Kontribuon në prodhimin e kolagjenit dhe në funksionimin normal të kockave dhe kërcit.
  4. Formula nuk përmban gjithashtu gluten, OMGJ, konservues apo aromatizues artificialë.
  5. Suplementi vjen në formë të bustinave që treten në ujë, me shije të frutave të pyllit, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

ESI No•Dol Tendons and Ligaments është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 bustinë, dy herë në ditë, në çdo moment të ditës.

Preferohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas vakteve ushqimore kryesore të ditës, nëse është e mundur. 

Hidhni përmbajtjen e një bustine në një gotë dhe shtoni në të rreth 150 ml ujë pa gaz, në temperature ambienti. Përziejeni mirë për disa sekonda dhe konsumojeni menjëherë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë.

14 Sachets / Bustina që treten në ujë.
Përbërësit kryesorë të formulimit Sasia për dozë ditore

Metilsulfonilmetan (MSM)

1500 mg

Kolagjen i hidrolizuar

1000 mg

Glukozaminë

250 mg

Vitaminë C

250 mg

Ekstrakt fosfolipidik i Boswellia-s

250 mg

Acide triterpenike totale

62.5 mg

Acide beta-boswelike

25 mg

Hialuronat natriumi

51.5 mg

-prej të cilave acid hialuronik

50 mg
↑
Back to Top