NORDBO Bone Support Calcium x 90 Capsules
NORDBO Bone Support Calcium është një suplement ushqimor vegan me një formulë të kombinuar prej 8 përbërësish aktivë, të përzgjedhur për të plotësuar marrjen e lëndëve ushqyese që lidhen me shëndetin e kockave dhe funksionimin normal të muskujve.
Formula kombinon kalciumin dhe magnezin me vitaminat D3 dhe K2, si dhe me zink, mangan, bor dhe silic me origjinë bimore nga bishti i kalit (Equisetum arvense). Ky kombinim siguron një burim të integruar vitaminash dhe mineralesh që kontribuojnë në ruajtjen e funksionit të kockave, funksionimin normal të muskujve dhe metabolizmin normal të kalciumit.
Përbërësit e formulës janë zgjedhur në forma të ndryshme, përfshirë malatin e kalciumit, bisglicinatin e magnezit dhe vitaminën K2 në formën MK-7, ndërsa vitamina D3 është me origjinë bimore.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Kalcium –> Kontribuon në ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve normalë dhe në funksionimin normal të muskujve.
- Magnez –> Kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe në reduktimin e lodhjes.
- Vitamina D3 –> Kontribuon në përthithjen normale të kalciumit, në ruajtjen e kockave dhe funksionit normal të muskujve.
- Vitamina K2 –> Kontribuon në ruajtjen e kockave normale.
- Zink –> Kontribuon në ruajtjen e kockave normale dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
- Mangan –> Kontribuon në formimin normal të indit lidhor dhe në ruajtjen e kockave normale.
- Silic –> Burim silici me origjinë bimore nga ekstrakti i bishtit të kalit.
- Bor –> Mineral gjurmë i përfshirë në formulë si pjesë e kompleksit të mineraleve.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në ruajtjen e kockave normale.
- Kontribuon në funksionin normal të muskujve.
- Kontribuon në përthithjen dhe përdorimin normal të kalciumit.
- Siguron një kombinim të kalciumit, magnezit dhe vitaminave D3 e K2 në një formulë të vetme.
- Suplementi vjen në formë kapsule që e bën lehtësisht të integrueshëm në rutinën e përditshme.
NORDBO Bone Support Calcium është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 2-4 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Në rast vështirësie në gëlltitje, kapsula mund të hapet.
Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, këshillohuni me mjekun përpara përdorimit të suplementit.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Përbërësit; Kalcium (malat kalciumi), magnez (bisglicinat magnezi), vaj MCT (kokos), ekstrakt i bishtit të kalit (Equisetum arvense), zink (pikolinat zinku), bor (borat natriumi), vitaminë K2 (menakinon-7), vitaminë D3 (kolekalciferol vegan), mangan (citrat mangani), kapsulë vegjetale (HPMC).
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për 2 kapsula | % VNR | Vlerat ushqyese për 4 kapsula | % VNR |
|
Kalcium |
250 mg | 31,25% | 500 mg | 62.5% |
|
Magnez |
80 mg | 21.4% | 160 mg | 42.8% |
|
Silicë |
6.7 mg | - | 13.4 mg | - |
|
Zink |
2 mg | 10% | 4 mg | 20% |
|
Bor |
1 mg | - | 1 mg | - |
|
Mangan |
1 mg | 50% | 2 mg | 100 % |
|
Vitamina K2 |
20 µg | 26.6% | 40 µg | 53.2% |
|
Vitamina D3 |
14 µg | 300% | 28 µg | 600% |