Vitamina dhe Suplemente

NORDBO Bowel Function Magnesium x 60 Capsules

Suplement ushqimor i formuluar për të përmirësuar funksionimin normal të zorrëve dhe për të kontribuar në ruajtjen e funksionit të rregullt të traktit intestinal.
In stock
SKU
NORDBO6
Special Price 2 880 Lekë Regular Price 3 200 Lekë
-10%

NORDBO Bowel Function Magnesium është një suplement ushqimor i formuluar për të kontribuar në përmirësimin e funksionit normal të zorrëve dhe për të plotësuar rutinën e përditshme me një kombinim të oksidit të magnezit, citratit të magnezit, ekstraktit të angjinares, xhenxhefilit dhe uthullës së mollës.

Magnezi kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor, si dhe në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore, ndërsa formula është plotësuar me përbërës me origjinë bimore të përzgjedhur për mbështetjen e funksionit të traktit tretës.

Suplementi është vegan dhe nuk përmban përbërës me origjinë shtazore, gluten, sheqer, sojë apo laktozë.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Oksid magnezi –> Siguron magnez, i cili kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor, si dhe në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  • Citrat magnezi –> Një formë e magnezit që kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor, si dhe në metabolizmin normal të energjisë. 
  • Ekstrakt angjinare (Cynara scolymus L.) –> Angjinarja përdoret në këtë formulim për përmirësimin e funksionit normal të traktit tretës dhe të procesit të tretjes. 
  • Ekstrakt xhenxhefili (Zingiber officinale) –> Xhenxhefili përdoret në formulim për të përmirësuar funksionin normal të traktit tretës dhe procesin e tretjes. 
  • Uthull molle –> Përbërës me origjinë bimore që është përdorur tradicionalisht për përmirësimin e procesit të tretjes. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë: 

  1. Kontribuon në funksionimin normal të zorrëve.
  2. Kontribuon dhe përmirëson procesin e trejtes. 
  3. Kontribuon në funksionimin normal të muskujve. 
  4. Ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore. 
  5. Formula kombinon përbërës të rëndësishëm në një suplement të vetëm.

NORDBO Bowel Function Magnesium është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1-2 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Në rast vështirësie në gëlltitje, kapsula mund të hapet dhe përmbajtja të përzihet me një lëng të ftohtë.

Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, këshillohuni me mjekun përpara përdorimit.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Kapsula.

Përbërësit; Magnez (oksid magnezi dhe citrat magnezi), ekstrakt angjinare (Cynara scolymus L.), miell orizi, ekstrakt i rrënjës së xhenxhefilit (Zingiber officinale), uthull molle, vaj MCT (me origjinë nga kokosi), kapsulë vegjetale (HPMC).

 

Përbërësit aktivë Vlerat ushqyese për 1 kapsulë Vlerat ushqyese për 2 kapsula % VNR

Magnez

187,5 mg 375 mg 50% / 100%

– nga oksidi i magnezit

137,5 mg 275 mg -

– nga citrati i magnezit

50 mg 100 mg -

Ekstrakt angjinare (Cynara scolymus L.)

140 mg 280 mg -

Ekstrakt i rrënjës së xhenxhefilit (Zingiber officinale)

60 mg 120 mg -

– nga të cilat gingerole

3 mg 6 mg -

Uthull molle

55 mg 110 mg -
Back to Top