Vitamina dhe Suplemente

NORDBO Brain & Memory Magnesium x 90 Capsules

Suplement ushqimor i formuluar për të përmirësuar kujtesën, përqendrimin dhe funksionin normal psikologjik, me një kombinim të dy formave të magnezit dhe ekstraktit të bakopës.
In stock
SKU
NORDBO8
Special Price 4 950 Lekë Regular Price 5 500 Lekë
-10%

NORDBO Brain & Memory Magnesium është një suplement ushqimor i formuluar për të kontribuar në përmirësimin e kujtesës, përqendrimit dhe funksionin normal psikologjik, me një kombinim të Magtein (L-treonat magnezi), magnezit bisglicinat dhe ekstraktit të bakopës. Magnezi kontribuon në ruajtjen e funksionimit normal psikologjik, në funksionimin normal të sistemit nervor dhe në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.

Formula e këtij suplementi është përshtatur për periudha kur kërkohet përqendrim dhe angazhim i shtuar mendor, si gjatë studimit, punës intelektuale ose periudhave të ngarkuara, duke ofruar një kombinim të formave të magnezit dhe ekstraktit të bakopës në një formulim të vetëm.

Suplementi është vegan dhe nuk përmban gluten, sheqer, sojë apo laktozë. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Magnez bisglicinat –> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe psikologjik, si dhe në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  • Magtein (L-treonat magnezi) –> Ofron magnez në një formë të veçantë, ndërsa magnezi kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe psikologjik. 
  • Ebel.One (Bacopa monnieri) –> Ekstrakt i standardizuar i bakopës, i cili përmban bakoside dhe ebelin-laktone si përbërës karakteristikë të bimës. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në ruajtjen e funksionit normal psikologjik.
  2. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor. 
  3. Ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore. 
  4. Formula është zhvilluar për përdorim gjatë periudhave të studimit, punës intensive mendore ose ngarkesës së shtuar. 
  5. Formula kombinon përbërës të rëndësishëm në një suplement të vetëm.

NORDBO Brain & Memory Magnesium është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 3 kapsula në ditë, preferueshëm në mëngjes pas vaktit të ushqimit. Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Në rast vështirësie në gëlltitje, kapsula mund të hapet dhe përmbajtja të përzihet me një lëng të ftohtë.

Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, këshillohuni me mjekun përpara përdorimit.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Kapsula.

Përbërësit; Magnez (magnez bisglicinat dhe Magtein/L-treonat magnezi), Ebel.One (ekstrakt i Bacopa monnieri), vaj MCT (nga kokosi), kapsulë vegjetale (HPMC).

 

Përbërësit aktivë Vlerat ushqyese për 3 kapsula % VNR

Magnez bisglicinat

1250 mg -

– prej të cilit magnez

150 mg 40%

Magtein (L-treonat magnezi)

1000 mg -

– prej të cilit magnez

72 mg 19%

Ebel.One – ekstrakt i bakopës (Bacopa monnieri)

120 mg -

– prej të cilit bakoside

54 mg -

– prej të cilit ebelinlaktone

12 mg -

 

Back to Top