Vitamina dhe Suplemente

NORDBO Collagen Booster x 60 Capsules

Suplement ushqimor vegan me ekstrakte bimore, vitaminë C dhe biotinë, i formuluar për të stimuluar në mënyrë natyrale prodhimin e kolagjenit nga vetë organizmi, duke ndihmuar në përmirësimin e elasticitetit, hidratimit dhe shkëlqimit të lëkurës, flokëve dhe thonjëve.
In stock
SKU
NORDBO23
Special Price 5 940 Lekë Regular Price 6 600 Lekë
-10%

NORDBO Collagen Booster është një suplement ushqimor 100% vegan, i formuluar për të kontribuar në mirëmbajtjen normale të lëkurës, flokëve dhe thonjve. Formula kombinon dy ekstrakte bimore të patentuara, Opextan dhe Centevita, me vitaminë C dhe biotinë, duke ofruar një kombinim të përbërësve të përzgjedhur për kujdesin dhe mirëmbajtjen e tyre.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Opextan-> Ekstrakt i patentuar nga ullinjtë italianë të varietetit Coratina, i përfshirë në formulim si përbërës me origjinë bimore dhe përmbajtje të përbërjeve bioaktive të ullirit.
  • Centevita-> Ekstrakt i patentuar nga gjethet e Centella asiatica (Gotu kola), i përfshirë në formulim për mbështetjen e kujdesit ndaj lëkurës. 
  • Vitamina C-> Kontribuon në prodhimin normal të kolagjenit, i cili është i rëndësishëm për funksionimin normal të lëkurës. 
  • Biotina (vitamina B7)-> Kontribuon në ruajtjen e lëkurës, flokëve dhe thonjve normalë. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë: 

  1. Stimulon prodhimin e kolagjenit, i cili është i rëndësishëm për funksionimin normal të lëkurës.
  2. Kontribuon në mirëmbajtjen e lëkurës normale. 
  3. Kontribuon në mirëmbajtjen e flokëve normalë. 
  4. Kontribuon në mirëmbajtjen e thonjve normalë. 
  5. Ofron një kombinim të përbërësve bimorë dhe vitaminave në një formulë të vetme.

NORDBO Collagen Booster është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Në rast vështirësish në gëlltitje, kapsula mund të hapet dhe përmbajtja të hidhet në një lëng të ftohtë.

Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, këshillohuni me mjekun përpara përdorimit të suplementit.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Kapsula.

Përbërësit; Opextan (ekstrakt ulliri / Olea europaea L., Oleaceae), Centevita (ekstrakt gotu kola / Centella asiatica L.), vitaminë C (acid askorbik), biotinë (D-biotinë), ekstrakt bambuje, kapsulë me bazë bimore (HPMC).

 

Përbërësit Vlerat ushqyese për 2 kapsula % VNR

Opextan

300 mg -

Centevita

150 mg -

Vitaminë C

80 mg 100 %

Biotinë

50 µg 100 %
Back to Top