Vitamina dhe Suplemente

NORDBO Double Hair x 60 Capsules

Suplement ushqimor i formuluar me AnaGain dhe biotinë, për të kontribuar në përmirësimin e shëndetit të flokëve, duke ndihmuar në reduktimin e rënies së flokëve dhe për t’i bërë ato më të trashë dhe më të fortë.
In stock
SKU
NORDBO25
Special Price 4 050 Lekë Regular Price 4 500 Lekë
-10%

NORDBO Double Hair është një suplement ushqimor i formuluar për kujdesin ndaj flokëve, me një formulë të përqendruar që kombinn AnaGain, ekstrakt nga filizat organikë të bizeleve (Pisum sativum), me biotinë (vitaminë B7).

AnaGain është përbërësi bimor i formulës, ndërsa biotina kontribuon në mirëmbajtjen e flokëve normalë, duke e bërë këtë kombinim të përshtatshëm për personat që dëshirojnë të ruajnë dhe përmirësojnë shëndetin, forcën dhe cilësinë e flokëve, veçanërisht në periudhat kur përballen me rënie të flokëve ose dobësim të tyre.

AnaGain është studiuar në persona me rënie të moderuar të flokëve dhe në një studim të vogël është vërejtur një reduktim prej 37% i rënies së flokëve pas 8 javësh përdorimi. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • AnaGain (ekstrakt organik nga filizat e bizeleve – Pisum sativum)-> Ekstrakt bimor që kontribuon në fazën e rritjes së flokut dhe ndihmon në reduktimin e rënies së tyre.
  • Biotina (vitamina B7)-> Kontribuon në mirëmbajtjen e flokëve normalë dhe është një vitaminë e grupit B që merr pjesë edhe në metabolizmin normal të karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplemeti janë:

  1. Ndihmon në mirëmbajtjen e flokëve, redukton rënien e tyre dhe i jep flokut fortësi.
  2. AnaGain, i cili është përbërësi kryesor është studiuar për ndikimin e tij në rënien e flokëve, me rezultate pozitive në një studim pilot te persona me rënie të moderuar të flokëve. 
  3. Formulë me përbërës me origjinë bimore dhe kapsulë vegjetale, e përshtatshme për një stil jetese vegan. 
  4. Suplementi vjen në formë kapsule që e bën lehtësisht të integrueshëm në rutinë.

NORDBO Double Hair është i përshtatshëm për përdorim vetëm tek të rriturit.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Në rast vështirësie në gëlltitje, kapsula mund të hapet dhe përmbajtja të hidhet në një lëng të ftohtë.

Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, këshillohuni me mjekun përpara përdorimit të suplementit.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Kapsula.

Përbërësit; AnaGain (ekstrakt organik nga filizat e bizeleve), miell orizi (mbushës), ekstrakt orizi (agjent kundër ngjitjes), biotinë dhe kapsulë me bazë bimore (celulozë).

 

Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 kapsulë % NRV

AnaGain (ekstrakt organik nga filizat e bizeleve)

100 mg *

Biotinë

5000 µg 10 000%
Back to Top