NORDBO Elderberry Instant, 120ml
NORDBO Elderberry Instant është një suplement ushqimor në formë të lëngshme, me ekstrakt të frutit të shtogut të zi (Sambucus nigra) dhe zink, i cili kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
Formula përmban 3800 mg koncentrat të shtogut të zi dhe 2.5 mg zink në dozën ditore prej 10 ml, duke e bërë të përshtatshëm për përdorim veçanërisht gjatë periudhave të ndryshimeve sezonale ose gjatë stinëve të ftohta.
Suplementi nuk përmban sheqer të shtuar, ëmbëlsohet me ksilitol natyral, ka shije të këndshme frutash dhe është vegan.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Shtogu i zi (Sambucus nigra) –> Përbërësi kryesor i formulës dhe është burim natyral i përbërësve antioksidues, ndërsa përdoret tradicionalisht në formulime për mbështetjen e organizmit gjatë periudhave të ndryshimeve sezonale.
- Zinku (glukonat zinku) –> Kontribuon në funksionin normal të sistemit imunitar dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
- Ksilitoli -> Një ëmbëlsues me origjinë bimore që i jep suplementit shije të ëmbël pa sheqer të shtuar.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në funksionin normal të sistemit imunitar.
- Kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
- Përmban përqendrim të lartë të shtogut të zi.
- Pa sheqer të shtuar dhe i ëmbëlsuar me ksilitol, me shije të këndshme frutash.
- Formë e lëngshme dhe praktike për përdorim, e përshtatshme për përfshirje të lehtë në rutinën e përditshme.
NORDBO Elderberry Instant është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 10 ml në ditë (ekuivalente me 2 lugë çaji).
Suplementi mund të merret në çdo kohë të ditës, por këshillohet që marrja e tij të bëhet pas ushqimit, nëse është e mundur.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, këshillohuni me mjekun përpara përdorimit.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Përbërësit; Glicerinë Bimore, Koncentrat i Frutit Të Shtogut Të Zi (Sambucus nigra), Ksilitol, Ujë i Purifikuar, Glukonat Zinku, Sorbat Kaliumi.
| Përbërës | Vlerat ushqyese për 10 ml | %NVR |
|
Koncentrat i frutit të shtogut të zi (Sambucus nigra) |
3800 mg | - |
|
Zink |
2.5 mg | 25% |