NORDBO Elderberry Kids, 120ml
NORDBO Elderberry Kids është një suplement ushqimor në formë të lëngshme, i formuluar posaçërisht për fëmijët nga mosha 3 vjeç, me ekstrakt të frutit të shtogut të zi (Sambucus nigra) si përbërës kryesor.
Shtogu i zi kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në funksionimin normal të rrugëve të frymëmarrjes, duke e bërë këtë suplement të përshtatshëm veçanërisht gjatë periudhave të ndryshimeve sezonale ose gjatë stinëve të ftohta.
Formula përmban 950 mg koncentrat të shtogut të zi në 5 ml, ka shije të këndshme frutash, nuk përmban sheqer të shtuar dhe ëmbëlsohet me ksilitol. Suplementi është vegan dhe mund të përdoret gjatë gjithë vitit.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Shtogu i zi (Sambucus nigra) –> Përbërësi kryesor i formulës dhe është burim natyral i përbërësve antioksidues, ndërsa përdoret tradicionalisht në formulime për mbështetjen e organizmit gjatë periudhave të ndryshimeve sezonale.
- Ksilitoli -> Një ëmbëlsues me origjinë bimore që i jep suplementit shije të ëmbël pa sheqer të shtuar.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në ruatjen dhe funksionin normal të sistemit imunitar tek fëmijët gjatë periudhave sezonale, veçanërisht gjatë ndryshimeve të motit dhe stinëve të ftohta.
- Përmban koncentrat të frutit të shtogut të zi (Sambucus nigra), një përbërës me përmbajtje natyrale të përbërësve antioksidues.
- I përshtatshëm për përdorim gjatë gjithë vitit, duke ofruar një mënyrë praktike për përfshirjen e shtogut të zi në dietën e fëmijës.
- Formë e lëngshme dhe shije e këndshme frutash, që e bën përdorimin më të lehtë dhe më të përshtatshëm për fëmijët.
- Pa sheqer të shtuar dhe i ëmbëlsuar me ksilitol, duke e bërë formulën një alternativë praktike për prindërit që kërkojnë suplement pa sheqer të shtuar.
NORDBO Elderberry Kids është i përshtatshëm për përdorim tek fëmijët mbi moshën 3 vjeç sipas udhëzimeve të mëposhtme:
- Fëmijët e moshës 3 deri në 6 vjeç: Rekomandohet të marrin 5 ml (1 lugë çaji) në ditë.
- Fëmijët e moshës 7 deri në 12 vjeç: Rekomandohet të marrin 10 ml (2 lugë çaji) në ditë.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit, nëse është e mundur.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Suplementet ushqimore nuk duhet të përdoren si zëvendësim i një diete të larmishme dhe të ekuilibruar.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Përbërësit; Glicerinë Bimore, Ujë i Purifikuar, Koncentrat i Lëngut Të Frutit Të Shtogut Të Zi (Sambucus nigra), Ëmbëlsues (Ksilitol), Konservues (Sorbat Kaliumi).
| Përbërës | Vlerat ushqyese për 5 ml | Vlerat ushqyese për 10 ml |
| Koncentrat i Frutit Të Shtogut Të Zi (Sambucus nigra) | 950 mg | 1900 mg |