NORDBO Female Support Menopause x 90 Capsules
NORDBO Female Support Menopause është një suplement ushqimor vegan, i formuluar posaçërisht për gratë gjatë periudhës së menopauzës, me një kombinim të 10 përbërësve aktivë me origjinë bimore, vitaminave dhe mineraleve.
Formula përmban Lifenol, ekstrakt të patentuar të hopsit, së bashku me ekstraktin e tërfilit të kuq, sherebelën, magnezin, vitaminën B6, biotinën dhe përbërës të tjerë të përzgjedhur për këtë fazë të jetës. Kombinimi i tyre është krijuar për të kontribuar në mirëqenien fizike dhe mendore dhe për të ndihmuar në ruajtjen e ekuilibrit të organizmit gjatë ndryshimeve që shoqërojnë menopauzën.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Ekstrakt i hopsit Lifenol –> Ekstrakt i patentuar i hopsit, i studiuar klinikisht për përdorimin e tij në mirëqenien fizike dhe mendore gjatë menopauzës.
- Tërfili i kuq –> Përmban izoflavone dhe kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit dhe mirëqenies gjatë menopauzës.
- Sherebela –> Kontribuon në mirëqenien e grave gjatë menopauzës dhe në procesin normal të djersitjes.
- Magnezi –> Kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore dhe në funksionimin normal psikologjik.
- Vitamina B6 –> Kontribuon në rregullimin normal të aktivitetit hormonal.
- Biotina –> Kontribuon në ruajtjen e lëkurës, flokëve dhe mukozave në gjendje normale.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Formulë e kompletuar për të përmirësuar mirëqënien gjatë periudhës së menopauzës.
- Suplement me një formulë të përshtatshme për ndryshimet që shoqërojnë këtë fazë të jetës.
- Ndihmon në menaxhimin e disa shqetësimeve të menopauzës, përfshirë afshet e nxehta dhe djersitjen gjatë natës.
- Kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
- Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë integrimin në rutinën e përditshme.
NORDBO Female Support Menopause është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm vetëm nga gratë gjatë periduhës së menopauzës.
Rekomandohet të merrni 3 kapsula në ditë. Kapsulat mund të merren në çdo kohë të ditës, me ose pa ushqim, por këshillohet që të merren me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Në rast vështirësie në gëlltitje, kapsula mund të hapet dhe përmbajtja të hidhet në një lëng të ftohtë.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Përbërësit; Magnez (bisglicinat magnezi), kalcium (citrat kalciumi), ekstrakt i tërfilit të kuq (Trifolium pratense), ekstrakt i gjetheve të sherebelës (Salvia officinalis), miell orizi, Lifenol (ekstrakt i lules së hopsit / Humulus lupulus), DigeZyme (kompleks enzimatik i përbërë nga amilazë, proteazë, laktazë, lipazë dhe celulazë), vitaminë B12 (metilkobalaminë), D3V (vitaminë D3 / kolekalciferol vegan), vitaminë B6 (hidroklorur piridoksine), biotinë (D-biotinë), vaj MCT (kokos), kapsulë bimore (HPMC).
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për 3 kapsula | % VNR |
|
Ekstrakt i tërfilit të kuq (Trifolium pratense) |
200 mg | - |
|
– prej të cilit izoflavone |
40 mg | - |
|
Ekstrakt i sherebelës (Salvia officinalis) |
200 mg | - |
|
Magnez |
100 mg | 27% |
|
Lifenol (ekstrakt i lules së hopsit – Humulus lupulus) |
85 mg | - |
|
Kompleks enzimatik DigeZyme |
75 mg | - |
|
Kalcium |
60 mg | 6% |
|
Vitaminë B6 |
3 mg | 214% |
|
Biotinë |
450 µg | 900% |
|
Vitaminë B12 |
150 µg | 6000% |
|
Vitaminë D3 |
15 µg | 300% |