NORDBO Female Support PMS x 90 Capsules
NORDBO Female Support PMS është një suplement ushqimor vegan i formuluar posaçërisht për vajzat dhe gratë gjatë periudhës para dhe gjatë menstruacioneve. Formula përmban 10 përbërës aktivë, duke kombinuar ekstrakte bimore, vitamina, minerale dhe enzima tretëse në një formulë të përshtatur për nevojat e grave gjatë kësaj periudhe.
Në përbërjen e tij përfshihen ekstrakt shafrani, sherebelë, tërfil i kuq, magnez, xhenxhefil, qershi, L-triptofan, DigeZyme, vitaminë B6, zink dhe selen, duke krijuar një kombinim të gjerë për kujdesin dhe mirëqenien e përditshme.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Shafran (Saffr'Activ)-> Ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit emocional dhe humorit pozitiv.
- Sherebelë-> Ndihmon në mirëqenien dhe rehatinë e grave gjatë menstruacioneve.
- Tërfil i kuq-> Ndihmon në përballimin e djersitjes, shqetësimit dhe irritimit.
- Magnez-> Ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore dhe në funksionimin normal të muskujve.
- Vitamina B6-> Ndihmon në rregullimin e aktivitetit hormonal.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit emocional dhe humorit pozitiv në periudhën para dhe gjatë menstruacioneve.
- Ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë truore.
- Ndihmon në mirëqenien dhe rehatinë fizike gjatë periudhës së menstruacioneve.
- Ndihmon në funksionimin normal të muskujve, falë përmbajtjes së magnezit.
- Ofron një formulë të plotë me vitamina, minerale dhe ekstrakte bimore në një formulë të vetme.
- Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën lehtësisht të integrueshëm në rutinë.
NORDBO Female Support PMS është i përshtatshëm për përdorim nga vajzat dhe gratë në periudhën para dhe gjatë menstruacioneve.
Rekomandohet të merrni 2 kapsula në ditë, preferueshëm një kapsulë në mëngjes dhe një kapsulë në darkë.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas vakteve ushqimore dhe kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Përbërësit; Ekstrakt sherebele, ekstrakt tërfili të kuq, DigeZyme (amilazë, proteazë, laktazë, lipazë, celulazë), ekstrakt xhenxhefili, magnez (bisglicinat, malat, laktat), Saffr'Activ (shafran), ekstrakt qershie 10:1, vitaminë B6, zink (pikolinat), selen (selenometioninë), vaj MCT dhe kapsulë me bazë bimore.
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për 2 kapsula | % VNR |
|
Ekstrakt sherebele |
400 mg | - |
|
Ekstrakt tërfili të kuq |
200 mg | - |
|
Enzima tretëse DigeZyme |
125 mg | - |
|
Magnez |
100 mg | 27 % |
|
Ekstrakt xhenxhefili |
100 mg | - |
|
– prej të cilit xhinxherol |
5 mg | - |
|
Ekstrakt shafrani |
30 mg | - |
|
– prej të cilit krocinë |
3 mg | - |
|
Ekstrakt qershie |
25 mg | - |
|
Vitaminë B6 |
6 mg | 428 % |
|
Zink |
5 mg | 50 % |
|
Selen |
50 µg | 90 % |