Vitamina dhe Suplemente

NORDBO Good Night Magnesium x 90 Capsules

Suplement ushqimor i formuluar për përdorim gjatë mbrëmjes, që kombinon bisglicinatin e magnezit, ekstraktin e kamomilit dhe vitaminën B6 për të kontribuar në relaksim, funksionimin normal të sistemit nervor dhe një pushim të qetë gjatë natës.
In stock
SKU
NORDBO3
Special Price 3 150 Lekë Regular Price 3 500 Lekë
-10%

NORDBO Good Night Magnesium është një suplement ushqimor i formuluar posaçërisht për përdorim në mbrëmje, duke kombinuar bisglicinatin e magnezit, ekstraktin e kamomilit dhe vitaminën B6. Suplementi përmban një formë organike të magnezit, e cila është bisglicinat magnezi, në të cilin magnezi është lidhur me aminoacidin glicinë, efektet e të cilit lidhen drejtpërdrejt me cilësinë e gjumit. Formula është pasur me ekstrakt të luleve të kamomilit dhe vitaminë B6 (piridoksal-5-fosfat), e cila kontribuon në rregullimin e aktivitetit hormonal.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Bisglicinat magnezi-> Formë e magnezit të lidhur me aminoacidin glicinë, ndërsa magnezi kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor, funksionimin normal të muskujve dhe në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  • Ekstrakt kamomili (Matricaria chamomilla L.)-> Përbërës bimor i përdorur tradicionalisht për relaksim dhe për një gjumë të qetë.
  • Vitamina B6 (piridoksal-5-fosfat)-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor, në metabolizmin normal të energjisë dhe në funksionimin normal të aktivitetit hormonal. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. I përshtatshëm për rutinën e mbrëmjes për të siguruar një pushim të qetë gjatë natës.
  2. Mbështet funksionimin normal të sistemit nervor. 
  3. Kontribuon në reduktimin e lodhjes. 
  4. Kontribuon në një relaksim të plotë të trupit dhe mendjes. 
  5. Kombinon tre përbërës në një formulë të vetme, pa qenë nevoja të merren të ndara.

NORDBO Good Night Magnesium është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1-2 kapsula në mbrëmje, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor dhe disa orë përpara gjumit. Këshillohet që kapsulat të merren me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Në rast vështirësie në gëlltitje, kapsula mund të hapet dhe përmbajtja të përzihet me një lëng të ftohtë.

Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, këshillohuni me mjekun përpara përdorimit.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Kapsula.

Përbërësit; Bisglicinat magnezi, ekstrakt i luleve të kamomilit (Matricaria chamomilla L.), vitaminë B6 (piridoksal-5'-fosfat), vaj MCT (me origjinë nga kokosi), niseshte orizi, kapsulë vegjetale (hipromelozë/HPMC).

 

Përbërësit aktivë Vlerat ushqyese për 1 kapsulë % NVR

Magnez elementar

130 mg 35 %

Ekstrakt i luleve të kamomilit

100 mg -

Vitamina B6

5 mg 357 %
Back to Top