NORDBO Instant Magnesium Powder, 150g
NORDBO Instant Magnesium Powder është një suplement ushqimor në formë pluhuri, i cili siguron magnez në tri forma të ndryshme: bisglicinat, malat dhe laktat, të përzgjedhura për biodisponibilitetin e tyre të lartë.
Formula përmban 83% bisglicinat magnezi, një formë e magnezit të lidhur me aminoacidin glicinë, së bashku me malat dhe laktat magnezi, duke ofruar një kombinim të formave të ndryshme të këtij minerali. Pluhuri tretet lehtësisht në ujë dhe ka shije të freskët limoni, duke mundësuar një mënyrë praktike të marrjes së magnezit.
Magnezi është një mineral thelbësor që kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor, funksionimin normal psikologjik dhe reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Bisglicinat magnezi –> Formë e magnezit e lidhur me aminoacidin glicinë, e përdorur për përthithje të lartë dhe tolerueshmëri të mirë nga organizmi.
- Malat magnezi –> Formë e magnezit e lidhur me acidin malik, e cila siguron magnez për nevojat normale të organizmit.
- Laktat magnezi –> Kripë e magnezit e lidhur me acidin laktik, që siguron magnez në një formë lehtësisht të tretshme.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore duke kontribuar në metabolizmin normal energjetik.
- Kontribuon në funksionimin normal të muskujve.
- Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor.
- Kontribuon në funksionimin normal psikologjik.
- Suplementi vjen në formë pluhuri që tretet lehtësisht në ujë dhe ka një shije të freskët limoni.
NORDBO Instant Magnesium Powder është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1–2 lugë matëse në ditë. Pluhuri hidhet në një gotë me ujë ose një lëng tjetër të ftohtë, në varsësi të preferencës suaj dhe përzihet mirë.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet në mbrëmje ose pas aktivitetit fizik.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, këshillohuni me mjekun përpara përdorimit të suplementit.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Përbërësit; Magnez (bisglicinat magnezi, malat magnezi, laktat magnezi), aromë natyrale (limon).
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për 1 lugë matëse | % VNR | Vlerat ushqyese për 2 lugë matëse | % VNR |
|
Magnez |
175 mg | 47% |
350 mg |
93% |
|
Bisglicinat magnezi |
145 mg | - |
290 mg |
- |
|
Malat magnezi |
18 mg | - |
36 mg |
- |
|
Laktat magnezi |
12 mg | - |
24 mg |
- |