Vitamina dhe Suplemente

NORDBO Iron & Vitamin C x 90 Capsules

Suplement ushqimor i formuluar për të plotësuar nevojat për hekur dhe vitaminë C, duke kontribuar në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës, metabolizmin normal të energjisë dhe funksionimin normal të sistemit imunitar.
In stock
SKU
NORDBO21
Special Price 1 674 Lekë Regular Price 1 860 Lekë
-10%

NORDBO Iron & Vitamin C është një suplement ushqimor vegan i formuluar për plotësimin e nevojave ditore për hekur dhe vitaminë C, duke kombinuar hekurin në formën e bisglicinatit të hekurit me vitaminën C në formën e askorbatit të kalciumit. Hekuri kontribuon në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës, në transportin normal të oksigjenit në organizëm dhe në reduktimin e lodhjes dhe këputjes, ndërsa vitamina C rrit përthithjen e hekurit.

Forma e bisglicinatit të hekurit është një formë e kelatuar, në të cilën hekuri është i lidhur me aminoacidin glicinë, ndërsa askorbati i kalciumit ofron vitaminë C në një formë me aciditet neutral.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë: 

  • Hekuri-> Kontribuon në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës, transportin normal të oksigjenit në organizëm dhe reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  • Vitaminë C-> Kontribuon në funksionin normal të sistemit imunitar dhe në metabolizmin normal të energjisë. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë: 

  1. Ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  2. Kontribuon në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës. 
  3. Kontribuon në transportin normal të oksigjenit në organizëm. 
  4. Mbështet funksionimin normal të sistemit imunitar. 
  5. Suplementi vjen në formë kapsule që e bën lehtësisht të integrueshëm në rutinën e përditshme.

NORDBO Iron & Vitamin C është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. 

Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, këshillohuni me mjekun përpara përdorimit.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Kapsula.

Përbërësit; Vitaminë C (askorbat kalciumi), Hekur (bisglicinat hekuri), Ekstrakt Orizi si agjent kundër ngjitjes, Kapsulë me bazë bimore (Hipromelozë).

 

Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 kapsulë  % VNR

Hekur

20 mg 143 %

Vitaminë C

100 mg 125 %
Back to Top