NORDBO Joint Comfort x 90 Capsules
NORDBO Joint Comfort është një suplement ushqimor vegan i formuluar për kontribuar në ruajtjen dhe përmirësimin e mirëqenies dhe komfortit të kyçeve, që kombinon tre përbërës me origjinë bimore: ekstrakt të standardizuar të shafranit të Indisë (Curcuma longa) të pasur me kurkuminoide, ekstrakt të Boswellia serrata dhe bromelainë, një enzimë e përftuar nga ananasi.
Formula është konceptuar për përdorim të përditshëm dhe është veçanërisht e përshtatshme për personat me aktivitet fizik të rregullt ose ngarkesë të shtuar të kyçeve dhe ligamenteve, duke ofruar një kombinim të përzgjedhur të ekstrakteve bimore dhe enzimave.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Shafran i Indisë (Curcuma longa)-> Ekstrakti i standardizuar në 95% kurkuminoide është përfshirë në formulim për vetitë e tij antioksiduese dhe për përmirësimin e mirëqenies së kyçeve.
- Boswellia (Boswellia serrata)-> Ndihmon në ruajtjen e kyçeve të shëndetshme dhe komfortit të tyre.
- Bromelainë (Ananas comosus)-> Enzimë proteolitike me origjinë nga ananasi, e përfshirë në formulim për të kontribuar dhe përmirësuar proceset normale të organizmit.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Formulim i përqendruar për mirëqenien e kyçeve, me kombinimin e shafranit të Indisë, Boswellia serrata dhe bromelainës.
- I përshtatshëm për persona aktivë fizikisht, veçanërisht në periudhat me ngarkesë të shtuar të kyçeve dhe ligamenteve.
- Kombinon ekstrakte bimore dhe enzimë proteolitike në një formulim të vetëm, për përdorim të përditshëm.
- Formulim vegan, i prodhuar në Suedi dhe i përshtatshëm për personat që preferojnë suplemente me bazë bimore.
- Suplementi vjen në formë kapsule dhe kjo e bën lehtësisht të integrueshëm në rutinën e përditshme.
NORDBO Joint Comfort është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 2 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, këshillohuni me mjekun përpara përdorimit.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Përbërësit; Bromelainë (Ananas comosus), shafran i Indisë (Curcuma longa), Boswellia (Boswellia serrata P.E. 4:1), miell orizi, vaj MCT, kapsulë me bazë bimore (HPMC).
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për 2 kapsula |
|
Bromelainë |
500 mg (600 GDU) |
|
Shafran i Indisë |
500 mg |
|
prej të cilave kurkuminoide |
475 mg |
|
Boswellia |
500 mg |
|
prej të cilave acid boswelik |
325 mg |