NORDBO Joint Flexibility x 120 Capsules
Nordbo Joint Flexibility është një suplement ushqimor vegan i formuluar për mbështetjen e fleksibilitetit dhe mirëqenies së kyçeve. Ai përmban Phytodroitin, një kompleks me origjinë bimore nga algat detare Ulva lactuca dhe Fucus vesiculosus, i paraqitur si alternativë vegane ndaj kondroitinës. Formula është e pasur me ekstrakt të gjetheve të mjedrës, burim polifenolesh dhe acidi galik, si dhe ekstrakt të frutit të trëndafilit të egër, i cili përmban vitaminë C natyrale, polifenole dhe antocianina.
Suplementi është veçanërisht i përshtatshëm për personat që kërkojnë mbështetje për fleksibilitetin dhe komfortin e kyçeve në jetën e përditshme, si dhe për individët me aktivitet fizik të rregullt.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Phytodroitin-> Kompleks me origjinë bimore nga algat detare, i pasur me glikozaminoglikane dhe i përdorur si alternativë vegane ndaj kondroitinës.
- Fruti i trëndafilit të egër (Rosehip)-> Burim natyral i vitaminës C, polifenoleve dhe antocianinave me veti antioksiduese.
- Gjethet e mjedrës-> Të pasura me polifenole, veçanërisht acid galik, të cilat kontribuojnë në aktivitetin antioksidues të formulimit.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në ruajtjen dhe përmirësimin e fleksibilitetit dhe lëvizshmërisë normale të kyçeve në përditshmëri.
- I përshtatshëm për personat fizikisht aktivë, veçanërisht gjatë periudhave me ngarkesë të shtuar të kyçeve.
- Formulim 100% vegan, pa kondroitinë ose glukozaminë me origjinë shtazore.
- Kombinon përbërës me origjinë bimore dhe burime natyrale polifenolesh, në një formulim të vetëm.
- I përshtatshëm për përdorim të përditshëm, si pjesë e një stili jetese aktiv.
Nordbo Joint Flexibility është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm vetëm nga të rritur.
Rekomandohet që gjatë 6 javëve të para të merrni 3 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore te ditës.
Më pas rekomandohet të merrni vetëm 2 kapsula në ditë, preferueshëm një kapsulë në mëngjes dhe një kapsulë në darkë. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, këshillohuni me mjekun përpara përdorimit.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Përbërësit; Ekstrakt i frutit të trëndafilit të egër (Rosa canina), Phytodroitin [marule deti (Ulva lactuca), algë detare (Fucus vesiculosus), hialuronat natriumi], ekstrakt i gjetheve të mjedrës (Rubus idaeus), miell orizi, vaj MCT, kapsulë me bazë bimore.
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për 2 kapsula | Vlerat ushqyese për 3 kapsula |
|
Ekstrakt i frutit të trëndafilit të egër |
1000 mg |
1500 mg |
|
Phytodroitin |
160 mg |
240 mg |
|
prej të cilave glikozaminoglikane |
8.8 mg |
13.2 mg |
|
Ekstrakt i gjetheve të mjedrës |
134 mg |
201 mg |
|
prej të cilave polifenole (acid galik) |
13.4 mg |
20.1 mg |
|
prej të cilave sanguiin H6 |
536 µg |
804 µg |