Vitamina dhe Suplemente

NORDBO Lacti Total x 30 Capsules

Suplement probiotik vegan me përqendrim të lartë, i formuluar për të ruajtur dhe përmirësuar ekuilibrin e mikrobiotës së zorrëve, me 50 miliardë baktere të gjalla të acidit laktik nga 12 shtame të ndryshme, përfshirë Lactobacillus dhe Bifidobacterium, në çdo kapsulë.
In stock
SKU
NORDBO16
Special Price 4 050 Lekë Regular Price 4 500 Lekë
-10%

NORDBO Lacti Total është një suplement me dozë të lartë bakteresh, që përmban të garantuara 50 miliardë baktere të acidit laktik nga 12 shtame. Lacti Total përmban shtame të Lactobacillus dhe Bifidobacterium, duke kontribuar në diversifikimin e florës së zorrëve.

Kur flora e zorrëve është në çekuilibër, mund të shfaqen probleme të tretjes, dobësim i sistemit imunitar ose probleme të lëkurës. Kjo mund të ndodhë, për shembull, pas një kure me antibiotikë ose si pasojë e një ushqyerjeje jo të përshtatshme.

Suplementi gjithashtu është i pasur me inulinë prebiotike dhe vitaminë C me pH neutral. Kapsulat e patentuara DRcaps mbrojnë përmbajtjen nga acidi i stomakut, duke ndihmuar që kulturat e gjalla të arrijnë në zorrë. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Bakteret e acidit laktik – 50 miliardë kultura të gjalla nga 12 shtame-> Formula përmban një kombinim të Lactobacillus, Bifidobacterium dhe shtameve të tjera të baktereve të acidit laktik, të përzgjedhura për të plotësuar mikrobiotën e zorrëve.
  • Inulina – fibër prebiotike-> Inulina nga rrënja e çikores shërben si substrat ushqyes për bakteret e dobishme të mikrobiotës së zorrëve. 
  • Vitamina C –> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Siguron 50 miliardë kultura të gjalla për kapsulë, nga 12 shtame të ndryshme bakteresh të acidit laktik.
  2. Kombinon probiotikët me inulinën prebiotike, duke ofruar një formulim të plotë për përdorim të përditshëm. 
  3. Përmban vitaminë C, e cila kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar. 
  4. Kapsula DRcaps ndihmon në mbrojtjen e kulturave bakteriale nga acidi i stomakut, gjatë kalimit në traktin tretës. 
  5. Kërkon vetëm një kapsulë në ditë, duke e bërë përdorimin të thjeshtë dhe praktik.

NORDBO Lacti Total është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Kapsula nuk duhet të hapet, pasi mbron bakteret e acidit laktik nga acidi i stomakut.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, këshillohuni me mjekun përpara përdorimit.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

 

30 Kapsula.

Përbërësit; Inulinë, baktere të acidit laktik, L-askorbat kalciumi, agjent kundër ngjitjes (stearat magnezi), kapsulë me bazë bimore (DRcaps).

 

Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 kapsulë % VNR

Lactobacillus plantarum

10 miliardë -

Bifidobacterium lactis

9 miliardë -

Bifidobacterium animalis

7 miliardë -

Lactobacillus paracasei

6 miliardë -

Lactobacillus casei

4.9 miliardë -

Lactobacillus acidophilus

4 miliardë -

Bifidobacterium bifidum

3 miliardë -

Streptococcus thermophilus

 2 miliardë -

Lactobacillus rhamnosus

 2 miliardë -

Bifidobacterium longum

1 miliard -

Lactobacillus salivarius

1 miliard -

Lactobacillus reuteri

100 milionë -

Vitamina C

15 mg 19 %
Back to Top