Vitamina dhe Suplemente

NORDBO Multi Hydration Powder, 100g

Suplement ushqimor në formë pluhuri me elektrolite dhe minerale, me shije boronicë dhe shalqi, i formuluar për të kontribuar në hidratimin dhe ruajtjen e ekuilibrit elektrolitik të organizmit, veçanërisht në situata kur nevojat për lëngje janë të rritura.
In stock
SKU
NORDBO22
Special Price 2 250 Lekë Regular Price 2 500 Lekë
-10%

NORDBO Multi Hydration është një suplement ushqimor vegan në formë pluhuri, i formuluar për të kontribuar në hidratimin dhe ruajtjen e ekuilibrit elektrolitik të organizmit në situata kur nevojat për lëngje dhe elektrolite janë të rritura.

Formula kombinon gjashtë burime elektrolitesh dhe mikroelementesh. Ajo përmban Aquamin F dhe Aquamin TG nga algat detare, CocoMineral nga pluhuri i ujit të kokosit, kripë Himalaje, pluhur shalqiri dhe bisglicinat magnezi, duke ofruar një kombinim të mineraleve me origjinë natyrale. Suplementi ka shije natyrale boronicë, tretet lehtësisht në ujë dhe nuk përmban sheqer ose ëmbëlsues të shtuar. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Magnez-> Kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit elektrolitik dhe në funksionimin normal të muskujve.
  • Aquamin-> Kompleks mineral me origjinë nga algat e kuqe detare, i përdorur në formulim si burim natyral mineralesh, veçanërisht kalciumi dhe magnezi. 
  • CocoMineral-> Pluhur nga uji i kokosit i përfshirë në formulim si burim natyral elektrolitesh dhe mineralesh. 
  • Kripa e Himalajeve-> Përbërës mineral që kontribuon në përmbajtjen e natriumit dhe elektroliteve të formulimit. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet ekuilibrin elektrolitik të organizmit.
  2. Kontribuon në funksionimin normal të muskujve, veçanërisht i përshtatshëm për personat fizikisht aktivë. 
  3. Ndihmon në plotësimin e elektroliteve dhe mineraleve në situata kur nevojat për lëngje janë të rritura. 
  4. I përshtatshëm pas aktivitetit fizik, gjatë ditëve të nxehta dhe gjatë udhëtimeve, kur hidratimi i mjaftueshëm është veçanërisht i rëndësishëm. 
  5. Pa sheqer dhe ëmbëlsues të shtuar, me shije freskuese boronicë dhe shalqi.

NORDBO Multi Hydration është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1–2 g (1–2 masa matëse) në ditë, sipas nevojës. Suplementi duke qëne se vjen në formë pluhuri mund të përzihet me çdo lëng të ftohtë.

I përshtatshëm për përdorim pas aktivitetit fizik, gjatë ditëve të nxehta etj. 

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, këshillohuni me mjekun përpara përdorimit. 

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Pluhur, 100 g.

Përbërësit; Pluhur nga uji i kokosit (CocoMineral), Aquamin F (Lithothamnion sp.), kripë Himalaje, pluhur shalqiri, Aquamin Mg TG, bisglicinat magnezi, aromatizues natyral boronicë.

 

Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 g (% VNR) Vlerat ushqyese për 2 g (% VNR)

Magnez

148 mg (39%) 296 mg (78%)

Kalium

15 mg (1%) 30 mg (2%)

Kalcium

320 mg (40%)  640 mg (80%)

Natrium

200 mg (**) 400 mg (**)

Klorur

300 mg (38%) 600 mg (76%)
Back to Top