Vitamina dhe Suplemente

NORDBO Muscle Relief Magnesium x 90 Capsules

Suplement i formuluar për të përmirësuar funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor, si dhe për të ndihmuar në reduktimin e lodhjes dhe rraskapitjes, veçanërisht pas aktivitetit fizik.
In stock
SKU
NORDBO2
Special Price 3 150 Lekë Regular Price 3 500 Lekë
-10%

NORDBO Muscle Relief Magnesium është një suplement ushqimor i formuluar veçanërisht për personat fizikisht aktivë, me një formulim që kombinon tre forma të magnezit, të tilla si; bisglicinat, malat dhe laktat së bashku me ekstrakt xhenxhefili dhe ekstrakt vishnje (Prunus cerasus).

Magnezi kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe të sistemit nervor, në metabolizmin normal të energjisë dhe në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore. Formula përmban gjithashtu ekstrakt të standardizuar xhenxhefili, i cili përmban përbërësin bioaktiv gingerol, si dhe ekstrakt të përqendruar vishnje 10:1, duke e bërë këtë suplement një zgjedhje të përshtatshme për plotësimin e marrjes së magnezit në kuadër të një stili jetese aktiv. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë: 

  • Bisglicinat magnezi-> Furnizon organizmin me magnez, i cili kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor, si dhe në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  • Malat magnezi-> Është një formë e magnezit e lidhur me acidin malik dhe shërben si burim i magnezit për organizmin.
  • Laktat magnezi-> Është një formë e magnezit e lidhur me acidin laktik dhe kontribuon në furnizimin e organizmit me magnez.
  • Ekstrakt xhenxhefili (Zingiber officinale)-> Përmban përbërës bioaktivë, ndër të cilët gingerolët, dhe plotëson formulimin me një përbërës me origjinë bimore.
  • Ekstrakt vishnje (Prunus cerasus)-> Është një ekstrakt bimor i përqendruar që plotëson formulimin. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet funksionimin normal të muskujve.
  2. Ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore, sidomos pas aktivitetit fizik. 
  3. Mbështet funksionimin normal të sistemit nervor. 
  4. Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë. 
  5. Kombinon tre forma të magnezit me përbërës bimorë që e bën të përshtatshëm për përdorim të përditshëm për personat me aktivitet fizik të shtuar.

NORDBO Muscle Relief Magnesium është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1-3 kapsula në ditë, nëse është e mundur në mbrëmje ose pas aktivitetit fizik. Kapsulat mund të merren me ose pa ushqim, por këshillohet të merren me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Në rast vështirësie në gëlltitje, kapsula mund të hapet dhe përmbajtja të përzihet me një lëng të ftohtë.

Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, këshillohuni me mjekun përpara përdorimit.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Kapsula.

Përbërësit; Bisglicinat magnezi, malat magnezi, laktat magnezi, ekstrakt xhenxhefili (Zingiber officinale), ekstrakt vishnje 10:1 (Prunus cerasus), vaj MCT, niseshte orizi, kapsulë vegjetale (hipromelozë/HPMC).

 

Përbërësit aktivë Vlerat ushqyese për 1 kapsulë % VNR

Magnez elementar

100 mg 26.5 %

– nga të cilat bisglicinat

72 mg -

– nga të cilat malat

18 mg -

– nga të cilat laktat

10 mg -

Ekstrakt xhenxhefili

100 mg -

Ekstrakt vishnje 10:1

25 mg -
Back to Top