Vitamina dhe Suplemente

NORDBO NAD+ Synergy x 40 Capsules

Suplement ushqimor i formuluar për të kontribuar në prodhimin normal të energjisë, funksionin normal psikologjik dhe mirëqenien gjatë procesit të plakjes së shëndetshme, me një kombinim të NAD+, koenzimës Q10, vitaminës B12 dhe resveratrolit.
In stock
SKU
NORDBO10
Special Price 5 580 Lekë Regular Price 6 200 Lekë
-10%

NORDBO NAD+ Synergy është një suplement ushqimor vegan i formuluar për të plotësuar dietën e përditshme me një kombinim të përzgjedhur të NAD+, koenzimës Q10, vitaminës B12 dhe resveratrolit, me fokus në metabolizmin e energjisë, funksionet psikologjike dhe reduktimin e lodhjes.

Formula është zhvilluar veçanërisht për të rriturit mbi moshën 35 vjeç, duke kombinuar përbërës që plotësojnë njëri-tjetrin në një formulim të vetëm dhe të përshtatshëm për përdorim të përditshëm. Në formulim, NAD+ përfaqëson përbërësin kryesor, i shoqëruar nga koenzima Q10, ndërsa vitamina B12 dhe resveratroli plotësojnë kompleksin. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • NAD+ (nikotinamid ribozid klorid) –> Niacina (vitamina B3), nga e cila rrjedh ky përbërës, kontribuon në metabolizmin normal të energjisë në organizëm.
  • Koenzima Q10 (ubikinon) –> Është një substancë e tretshme në yndyrë që gjendet natyrshëm në mitokondritë e qelizave, ku zhvillohen procese të rëndësishme të prodhimit të energjisë. 
  • Vitamina B12 (metilkobalaminë) –> Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë, funksionin normal të sistemit nervor dhe funksionin normal psikologjik, si dhe në reduktimin e lodhjes. 
  • Resveratroli –> Është një polifenol me origjinë bimore dhe një përbërës natyral me veti antioksiduese. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë.
  2. Ndihmon në reduktimin e lodhjes. 
  3. Kontribuon në funksionin normal të sistemit nervor. 
  4. Kontribuon në funksionin normal psikologjik. 
  5. Formula kombinon përbërës të rëndësishëm në një suplement të vetëm.

NORDBO NAD+ Synergy është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Në rast vështirësie në gëlltitje, kapsula mund të hapet dhe përmbajtja të përzihet me një lëng të ftohtë. 

Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, këshillohuni me mjekun përpara përdorimit.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

40 Kapsula.

Përbërësit; Klorur ribozidi nikotinamid (NAD+), koenzimë Q10 (ubikinon), miell orizi, vaj MCT (nga kokosi), vitaminë B12 (metilkobalaminë), resveratrol (ekstrakt i Polygonum cuspidatum), kapsulë vegjetale (HPMC).

 

Përbërësit aktivë Vlerat ushqyese për 1 kapsulë % VNR

Klorur ribozidi nikotinamid (NAD+)

300 mg -

– prej të cilit niacinë (vitamina B3)

126 mg NE 788 %

Koenzima Q10

100 mg -

Resveratrol

20 mg -

Vitamina B12 (metilkobalaminë)

50 µg 2000 %
Back to Top