Vitamina dhe Suplemente

NORDBO Omega-3 & Astaxanthin x 90 Capsules

Suplement ushqimor që kombinon acidet yndyrore omega-3 EPA dhe DHA me astaksantinë, duke kontribuar në funksionimin normal të zemrës dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
In stock
SKU
NORDBO37
Special Price 4 680 Lekë Regular Price 5 200 Lekë
-10%

NORDBO Omega-3 & Astaxanthin është një suplement ushqimor që kombinon vaj peshku të freskët dhe të certifikuar ASC nga trofta daneze me astaksantinë AstaPure, duke ofruar një formulim të pasur me acide yndyrore omega dhe përbërës me veprim antioksidues.

Vaji i peshkut përmban një profil natyral të acideve yndyrore omega-3, omega-6, omega-7, omega-9 dhe omega-11, ndërsa omega-3 siguron EPA dhe DHA, të cilat kontribuojnë në funksionimin normal të zemrës; DHA kontribuon gjithashtu në funksionimin normal të trurit. Astaksantina është një karotenoid me veti antioksiduese, që plotëson formulimin dhe kombinohet në mënyrë të përshtatshme me vajin e peshkut për shkak të tretshmërisë së saj në yndyrë. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Omega-3 (DHA dhe EPA) –> DHA dhe EPA kontribuojnë në funksionimin normal të zemrës, ndërsa DHA kontribuon në ruajtjen e funksionit normal të trurit.
  • AstaPure Astaksantinë –> Astaksantinë e përftuar nga Haematococcus pluvialis, një karotenoid me veti antioksiduese. 
  • Vaj peshku nga trofta daneze –> Burim natyral i një profili të gjerë të acideve yndyrore omega-3, omega-6, omega-7, omega-9 dhe omega-11. 
  • Haematococcus pluvialis –> Algë e gjelbër që shërben si burim natyral i astaksantinës. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në funksionimin normal të punës së zemrës, falë përmbajtjes së EPA dhe DHA.
  2. Mbështet funksionimin normal të trurit.
  3. Ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 
  4. Ofron një kombinim të omega-3 dhe astaksantinës në një formulim të vetëm. 
  5. Siguron një profil të gjerë natyral të acideve yndyrore, përfshirë omega-3, 6, 7, 9 dhe 11.
  6. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën lehtësisht të integrueshëm në rutinën e përditshme.

NORDBO Omega-3 & Astaxanthin Capsules është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1-2 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, këshillohuni me mjekun përpara përdorimit të suplementit.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Kapsula.

Përbërësit; Ecolomega (vaj peshku i certifikuar ASC nga trofta daneze dhe përzierje natyrale tokoferolesh), AstaPure (astaksantinë/Haematococcus pluvialis), kapsulë (xhelatinë peshku e certifikuar ASC), agjentë hidratues (glicerol dhe sorbitol).

 

Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 kapsulë Vlerat ushqyese për 2 kapsula

Omega-3

175 mg 350 mg

– prej të cilave EPA

50 mg 100 mg

– prej të cilave DHA

75 mg 150 mg

– Omega-3 të tjera

50 mg 100 mg

Omega-6

70 mg 140 mg

Omega-7

62.5 mg 125 mg

Omega-9

187.5 mg 375 mg

Omega-11

25 mg 50 mg

Astaksantinë

2 mg 4 mg
Back to Top