NORDBO Omega-3 x 120 Capsules
NORDBO Omega-3 është një suplement ushqimor me vaj peshku të freskët dhe të patrajtuar nga trofta daneze, burim natyral i acideve yndyrore omega-3, përfshirë EPA dhe DHA. Vaji është i certifikuar ASC, i prodhuar lokalisht dhe i kontrolluar për pastërtinë dhe vlerat ushqyese, duke ruajtur profilin natyral të acideve yndyrore.
EPA dhe DHA kontribuojnë në funksionin normal të zemrës, ndërsa DHA kontribuon në ruajtjen e funksionit normal të trurit dhe shikimit. Formula përmban gjithashtu acide yndyrore omega-6, omega-7, omega-9 dhe omega-11, duke ofruar një profil të gjerë të acideve yndyrore.
Vaji prodhohet nga peshk i freskët danez dhe është i gjurmueshëm gjatë gjithë procesit të prodhimit, ndërsa kapsulat janë të përbëra nga xhelatinë peshku të certifikuar ASC.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Ecolomega Fish Oil –> Vaj peshku i freskët nga trofta daneze, me një profil natyral dhe të gjerë të acideve yndyrore omega-3, omega-6, omega-7, omega-9 dhe omega-11.
- Omega-3 (EPA dhe DHA) –> EPA dhe DHA kontribuojnë në funksionimin normal të zemrës, ndërsa DHA kontribuon në ruajtjen e funksionit normal të trurit dhe shikimit.
- Omega-6 –> Acid yndyror esencial që organizmi nuk e prodhon në sasi të mjaftueshme dhe duhet të merret përmes ushqimit.
- Omega-7 –> Acid yndyror i pranishëm natyrshëm në vajin e peshkut, i cili kontribuon në ruajtjen e lagështisë së mukozave.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në funksionimin normal të punës së zemrës, falë përmbajtjes së EPA dhe DHA.
- DHA kontribuon në ruajtjen e funksionit normal të trurit dhe shikimit.
- Siguron një burim natyral të acideve yndyrore omega-3, 6, 7, 9 dhe 11.
- Ofron EPA dhe DHA në një vaj peshku të freskët nga trofta daneze.
- Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën lehtësisht të integrueshëm në rutinën e përditshme.
NORDBO Omega-3 Capsules është i përshtatshëm për përdorim nga të rritur dhe fëmijë mbi moshën 11 vjeç, sipas udhëzimeve të mëposhtme:
- Adoleshentët e moshës 11 deri në 17 vjeç: Rekomandohet të marrin 2 kapsula në ditë.
- Të rriturit: Rekomandohet të marrin 2-4 kapsula në ditë.
- Gratë gjatë periudhës së shtatzënisë ose ushqyerjes me gji: Rekomandohet të marrin 2-4 kapsula në ditë.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas vakteve ushqimore kryesore të ditës dhe kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Përbërësit; Ecolomega (vaj peshku i certifikuar ASC nga trofta daneze), agjent hidratues (glicerol), përzierje natyrale tokoferolesh, kapsulë (xhelatinë peshku e certifikuar ASC).
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për 2 kapsula | Vlerat ushqyese për 4 kapsula |
|
Ecolomega Fish Oil |
1500 mg | 3000 mg |
|
Omega-3 |
350 mg | 700 mg |
|
– EPA |
100 mg | 200 mg |
|
– DHA |
150 mg | 300 mg |
|
– Omega-3 të tjera |
100 mg | 200 mg |
|
Omega-6 |
140 mg | 280 mg |
|
Omega-7 |
125 mg | 250 mg |
|
Omega-9 |
375 mg | 750 mg |
|
Omega-11 |
50 mg | 100 mg |