Vitamina dhe Suplemente

NORDBO Vitamin B12 x 90 Capsules

Suplement ushqimor vegan me vitaminë B12 në formën e metilkobalaminës, i cili kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor, metabolizmin normal të energjisë dhe reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
In stock
SKU
NORDBO35
Special Price 2 880 Lekë Regular Price 3 200 Lekë
-10%

NORDBO Vitamin B12 është një suplement i vitaminës B12 me dozë të lartë, që përmban 1000 µg metilkobalaminë me origjinë bimore. Metilkobalamina është një formë biologjikisht aktive e vitaminës B12, e cila përthithet më shpejt dhe më mirë krahasuar me format që organizmi duhet t'i shndërrojë përpara se të mund të përthithen.

Vitamina B12 kontribuon, ndër të tjera, në funksionin normal të sistemit nervor, funksionin normal psikologjik dhe funksionin normal të sistemit imunitar. Organizmi nuk mund ta marrë në mënyrë të mjaftueshme vitaminën B12 nga ushqimet me bazë bimore; për këtë arsye, personat që ndjekin një dietë vegane ose vegjetariane mund të kenë një rrezik më të lartë për marrje të pamjaftueshme të vitaminës B12. 

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Vitamina B12 (metilkobalaminë) –> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor, funksionin normal psikologjik, metabolizmin normal të energjisë dhe reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore. 

Avantazhet e përdorimi të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor.
  2. Ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  3. Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë. 
  4. Përmirëson funksionin normal psikologjik dhe funksionet njohëse.
  5. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut. 
  6. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën lehtësisht të integrueshëm në rutinën e përditshme.

NORDBO Vitamin B12 është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Në rast vështirësie në gëlltitje, kapsula mund të hapet dhe përmbajtja të hidhet në një lëng të ftohtë.

Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, këshillohuni me mjekun përpara përdorimit të suplementit.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Kapsula.

Përbërësit; Vitamina B12 (metilkobalaminë), agjent kundër ngjitjes (ekstrakt orizi), kapsulë vegjetale (hipromelozë).

 

Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 kapsulë % VNR

Vitamina B12 (metilkobalaminë)

1000 µg 40000%
Back to Top