Vitamina dhe Suplemente

NORDBO Workout Magnesium x 90 Capsules

Suplement ushqimor i formuluar posaçërisht për sportistët dhe personat që merren rregullisht me stërvitje, duke kombinuar magnezin dhe përbërës të tjerë të përzgjedhur për të kontribuar në funksionimin normal të muskujve, performancën fizike dhe rikuperimin pas aktivitetit fizik.
In stock
SKU
NORDBO5
Special Price 3 150 Lekë Regular Price 3 500 Lekë
-10%

NORDBO Workout Magnesium është një suplement ushqimor i formuluar posaçërisht për sportistët dhe personat që merren rregullisht me stërvitje dhe aktivitet fizik, duke kombinuar malatin e magnezit dhe bisglicinatin e magnezit me xhensenin siberian, Zynamite dhe DigeZyme. Magnezi kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor, në metabolizmin normal të energjisë dhe në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore. Në këtë formulim, magnezi sigurohet në dy forma, 70% malat magnezi dhe 30% bisglicinat magnezi, të kombinuara me përbërës të tjerë të përzgjedhur për një formulë të përshtatshme për personat fizikisht aktivë.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Malat magnezi –> Formë e magnezit e lidhur me acidin malik, që kontribuon në funksionimin normal të muskujve, sistemit nervor dhe metabolizmit të energjisë, si dhe në reduktimin e lodhjes.
  • Bisglicinat magnezi –> Formë e magnezit e lidhur me aminoacidin glicinë, që kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor dhe në reduktimin e lodhjes. 
  • Xhensen siberian –> Përbërës bimor i përdorur tradicionalisht në formulime të destinuara për personat fizikisht aktivë dhe për mbështetjen e organizmit gjatë aktivitetit fizik. 
  • Zynamite (ekstrakt i gjetheve të mangos) –> Ekstrakt i standardizuar i gjetheve të mangos që përmban mangiferinë, një përbërës bioaktiv i përdorur në formulime për ushqyerjen sportive. 
  • DigeZyme –> Kompleks me pesë enzima tretëse që ndihmojnë në zbërthimin e karbohidrateve, proteinave, yndyrave, laktozës dhe celulozës. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Një formulë e menduar për t’u përfshirë në rutinën e sportistëve dhe personave që stërviten rregullisht.
  2. Kontribuon në funksionimin normal të muskujve. 
  3. Ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore. 
  4. Mbështet metabolizmin normal të energjisë. 
  5. Formulë e cila kombinon dy forma të magnezit me përbërës bimorë dhe enzima tretëse në një suplement të vetëm.

NORDBO Workout Magnesium është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm vetëm nga të rritur.

Ditët e stërvitjes rekomandohet të merrni 3-4 kapsula në ditë, ndërsa gjatë ditëve të pushimit rekomandohet të merrni 2 kapsula në ditë. Kapsulat mund të merren me ose pa ushqim, por këshillohet të merren me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Në rast vështirësie në gëlltitje, kapsula mund të hapet dhe përmbajtja të përzihet me një lëng të ftohtë.

Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, këshillohuni me mjekun përpara përdorimit.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Kapsula.

Përbërësit; Magnez (malat magnezi dhe bisglicinat magnezi), xhensen siberian (Eleutherococcus senticosus), miell orizi, Zynamite (ekstrakt i gjetheve të mangos / Mangifera indica), DigeZyme (kompleks enzimash me amilazë, proteazë, laktazë, lipazë dhe celulazë), vaj MCT (kokos), kapsulë vegjetale (HPMC).

 

Përbërësit aktivë Vlerat ushqyese për 2 kapsula Vlerat ushqyese për 4 kapsula % VNR

Magnez

120 mg 240 mg 32 % / 64%

Xhensen siberian

250 mg 500 mg -

Zynamite / gjethe mangoje

150 mg 300 mg -

nga të cilat mangiferinë

22.5 mg 45 mg -

DigeZyme / kompleks enzimash

75 mg 150 mg -
Back to Top