ESI Normolip 5 x 30 Capsules
ESI Normolip 5 është një suplement ushqimor i formuluar të kontribuar në metabolizmin normal të lipideve dhe ruajtjen e niveleve normale të kolesterolit në gjak. Formula kombinon monakolina nga orizi i kuq i fermentuar, ekstraktin e Caigua-s, Gamma Oryzanol, koenzimën Q10, polikozanolet dhe kromin, duke bashkuar përbërës me origjinë bimore dhe substanca të përzgjedhura për një veprim të plotë në kuadër të kujdesit ndaj metabolizmit të kolesterolit.
Suplementi është formuluar për të plotësuar dietën e përditshme në rastet kur kërkohet kujdes i veçantë ndaj metabolizmit të kolesterolit dhe karbohidrateve. Formula nuk përmban sheqer të shtuar, gluten, laktozë, produkte të qumështit, OMGJ, konservues, aromatizues apo ngjyrues artificialë.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Oriz i kuq i fermentuar (Monakolina K) –> Përdoret në formulime të cilat kontribuojnë në metabolizmin normal të lipideve.
- Caigua (Cyclanthera pedata) –> Përdoret tradicionalisht për të kontribuar në metabolizmin normal të lipideve dhe karbohidrateve.
- Gamma Oryzanol –> Është një kompleks përbërësish me origjinë nga vaji i orizit, i përdorur në formulime të orientuara drejt kujdesit ndaj metabolizmit të lipideve.
- Koenzimë Q10 –> Merr pjesë në prodhimin e energjisë qelizore dhe vepron si antioksidant.
- Krom –> Kontribuon në ruajtjen e niveleve normale të glukozës në gjak dhe në metabolizmin normal të makro përbërësve.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ofron një formulë të përforcuar me përbërës të përzgjedhur për të kontribuar në metabolizmin normal të lipideve.
- Kontribuon në funksionimin normal të sistemit kardiovaskular.
- Përmban antioksidantë që kontribuojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
- Formula nuk përmban sheqer të shtuar, gluten, OMGJ, konservues, aromatizues apo ngjyrues artificialë.
- Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.
ESI Normolip 5 është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomadohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërës kryesorë të formulimit | Sasia për dozë ditore |
|
Ekstrakt i thatë i Caigua-s 5:1 |
150 mg |
|
Monakolina totale nga orizi i kuq i fermentuar |
2.9 mg |
|
-prej të cilave monakolinë K |
2.2 mg |
|
Gamma Oryzanol |
50 mg |
|
Koenzimë Q10 |
10 mcg |
|
Polikozanole |
10 mg |
|
Krom |
66 mcg |