NOW

NOW Apple Pectin 700mg x 120 Capsules

Suplement ushqimor që përmban pektinë molle, i formuluar për të ndihmuar në ruajtjen e shëndetit të zorrëve dhe në rregullsinë e funksionit tretës, si dhe për të plotësuar marrjen e përditshme të fibrave të tretshme.
In stock
SKU
14997
Special Price 2 392 Lekë Regular Price 2 990 Lekë
-20%

NOW Apple Pectin 700 mg është një suplement ushqimor që përmban pektinë molle, një fibër ushqimore e tretshme në ujë. Kur përzihet me ujë, pektina formon një masë xhelatinoze, një veti karakteristike e kësaj fibre. Përmes përmbajtjes së pektinës, suplementi ofron një mënyrë praktike për të plotësuar marrjen e përditshme të fibrave ushqimore.

Pektina e mollës përdoret për të ndihmuar në ruajtjen e shëndetit të zorrëve dhe për të kontribuar në funksionimin normal të sistemit tretës. NOW Apple Pectin 700 mg është i përshtatshëm për personat që dëshirojnë të plotësojnë marrjen e fibrave nëpërmjet një suplementi të veçantë, si pjesë e një regjimi ushqimor të ekuilibruar.

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Pektina e mollës-> Është një fibër ushqimore e tretshme në ujë që formon një masë xhelatinoze në kontakt me të dhe mund të kontribuojë në ruajtjen e shëndetit të zorrëve dhe në rregullsinë e funksionit tretës. 

Avantazhet e përdorimi të këtij suplementi janë:

  1. Ofron një mënyrë praktike për të plotësuar marrjen e përditshme të fibrave të tretshme.
  2. Përmban pektinë molle, një fibër ushqimore e tretshme në ujë.
  3. Kontribuon në ruajtjen e shëndetit të zorrëve dhe në rregullsinë e funksionit tretës.
  4. Mund të përfshihet në një regjim ushqimor të ekuilibruar, si pjesë e kujdesit për shëndetin e zorrëve.
  5. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

NOW Apple Pectin 700 mg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 kapsula, një deri në dy herë në ditë, me 240–300 ml ujë ose lëng frutash, mundësisht 30 minuta para vakteve ushqimore kryesore të ditës.

Sigurohuni që të konsumoni edhe lëngje të mjaftueshme gjatë gjithë ditës.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

120 Kapsula.
Nutrients Amount per Serving % Daily Value

Total Carbohydrate

1 g <1%**

Dietary Fiber

1 g 4%**

Total Sugars

<1 g *

Apple Pectin Powder

1.4 g (1,400 mg)  *

Formula përmban përbërës të tjerë si : Hipromelozë (kapsulë celuloze) dhe acid stearik (me origjinë bimore).

Formula nuk përmban lëndë të tilla si : maja, grurë, gluten, sojë, misër, qumësht, vezë, peshk, guaska deti, arra apo susam.

 Prodhohet në një impiant GMP që përpunon edhe përbërës të tjerë që mund të përmbajnë këto alergjenë.

↑
Back to Top