Now Beef Gelatin 550mg x 200 Capsules
Now Beef Gelatin 550 mg Capsules është një suplement ushqimor me xhelatinë të hidrolizuar nga gjedhët, e cila përbëhet afërsisht nga 90% proteina dhe është e para-tretur enzimatikisht për të përmirësuar përthithjen dhe përdorimin nga organizmi.
Ky formulim ofron një burim proteinik me origjinë shtazore, i cili kontribuon në mbështetjen e strukturës së indeve të organizmit dhe përdoret si pjesë e një regjimi ushqimor të balancuar për mirëqenie të përgjithshme.
- Xhelatina bovine e hidrolizuar (Hydrolyzed Beef Gelatin) –> Proteinë natyrale me origjinë shtazore që kontribuon në furnizimin e organizmit me aminoacide të rëndësishme, të cilat mbështesin proceset normale të ripërtëritjes dhe mirëmbajtjes së indeve të trupit.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Burim proteinik me origjinë shtazore në formë kapsulash të lehta për përdorim.
- Kontribuon në furnizimin e organizmit me aminoacide të rëndësishme.
- Formulë e hidrolizuar që lehtëson tretshmërinë dhe përthithjen.
- Mund të përdoret si pjesë e rutinës së përditshme ushqimore.
- Vjen në formën e kapsulave, të cilat janë të lehta dhe praktike në përdorim.
Suplementi Now Beef Gelatin 550 mg Capsules është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 4 kapsula në ditë (jo njëherësh), nëse është e mundur pas vakteve të ushqimit. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Konsultohuni me mjekun nëse jeni shtatzënë ose gjatë periudhës së gjidhënies, ose nëse keni ndonjë gjendje shëndetësore shqetësuese.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Nutrients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Calories |
10 | |
|---|---|---|
|
Protein |
2 g | |
|
Beef Gelatin Powder |
2.2 g (2,200 mg) | * |
Other Ingredients; Bovine Gelatin (capsule), Stearic Acid (vegetable source) and Silicon Dioxide.