Vitamina dhe Suplemente

NOW Beet Root Powder, 340g

Suplement ushqimor në formë pluhuri, i përftuar nga panxhari i kuq i tharë, i formuluar për të plotësuar dietën me përbërësit natyralë të panxharit dhe për të mbështetur energjinë dhe qëndrueshmërinë fizike gjatë aktivitetit sportiv.
In stock
SKU
16140
Special Price 2 592 Lekë Regular Price 3 240 Lekë
-20%

NOW Sports Beet Root Powder është një suplement ushqimor në formë pluhuri, i përftuar nga panxhari i kuq i tharë (Beta vulgaris), pa iu nënshtruar procesit të ekstraktimit. Ai përmban përbërësit natyralë të panxharit, përfshirë nitratet, të cilat janë pjesë e përbërjes së tij natyrore.

Panxhari i kuq është një burim natyral i lëndëve ushqyese dhe përdoret shpesh nga personat që merren me aktivitet fizik dhe sportistët. Çdo porcion i këtij pluhuri është i barasvlershëm me sasinë e panxharit të kuq që përmbajnë 2,5 panxharë të plotë. Formula nuk përmban përbërës të modifikuar gjenetikisht (jo-GMO).

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Panxhari i kuq (Beta vulgaris) –> Përmban natyrshëm nitrate dhe përbërës të tjerë ushqyes, përfshirë karbohidrate, fibra, hekur dhe kalium, duke kontribuar në vlerat ushqyese të suplementit.
  • Nitratet natyrore –> Mund të shndërrohen në oksid nitrik në organizëm, i cili merr pjesë në zgjerimin e enëve të gjakut dhe rregullimin e qarkullimit të gjakut. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ofron një mënyrë praktike për të përfshirë panxharin e kuq në dietën e përditshme.
  2. Përmban nitrate që gjenden natyrshëm në panxharin e kuq dhe që marrin pjesë në proceset fiziologjike të lidhura me qarkullimin e gjakut.
  3. Është prodhuar nga panxhari i kuq jo-GMO, pa iu nënshtruar procesit të ekstraktimit.
  4. Kontribuon në përmirësimin e energjisë dhe qendrueshmërisë fizike gjatë aktivitetit sportive.
  5. Nuk përmban kafeinë, duke e bërë të përshtatshëm për personat që preferojnë suplemente pa stimulues kafeinikë.
  6. Suplementi vjen në formë pluhuri që tretet në lëngje, duke e bërë të lehtë dhe praktik përdorimin, sidomos për personat që kanë vështirësi në gëlltitjen e kapsulave apo tabletave.

NOW Sports Beet Root Powder është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të përzieni 1 lugë gjelle të rrafshët me 240-250 ml ujë ose me një pije tjetër sipas dëshirës, përpara stërvitjes, dhe konsumojeni menjëherë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Pluhur, 340 g.
Nutrients  Amount per Serving % Daily Value

Calories

30  

Total Fat

0 g 0%

       Saturated Fat

0 g 0%

      Trans Fat

0 g  

Cholesterol

0 g 0%

Sodium

50 mg 2%

Total Carbohydrate

7 g 3%

    Dietary Fiber

<1 g 2%

    Total Sugars

4 g  

Protein

1 g *

Vitamin D

0 mcg 0%

Calcium

10 mg 0%

Iron

0.7 mg 4%

Potassium

230 mg 4%
↑
Back to Top